12/10/2010Vendim i befte per dosjen e Spartak Gjinit do te rigjykohet ne Gjykaten e Tiranes


TIRANE- Ish-sekretarit te Ministrise se Punes arrestuar per korrupsion duket se i eshte ndezur drita jeshile per ndonje shprese lirie. Burime te mirinformuara prane Prokurorise se Pergjithshme thane per gazeten Metropol se keto dite dosja e Spartak Gjinit 55-vjecarit me origjine nga Gjirokastra ka kaluar per rigjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane. Kesisoj me ecejaket gjyqesore nga 2007-a e ketej Gjini duket se permes avokatit te tij po kerkon ndonje yckel qe ceshtja e tij tashme e harruar te marre ndonje drejtim te favorshem per te. Duhet kujtuar ketu se arrestimi i tij beri teper buje pasi ne pranga u vu edhe vartesi i tij si dhe nje administrator gjate operacionit Rikontruksioni. Ende nuk dihen detaje te ketij rikthimi te befte te dosjes ne Shkallen e Pare kur vete ajo kishte dhene arrest me burg mase kjo e lene ne fuqi edhe nga Apeli. Ne vitin 2007 pergjimet telefonike te kryera ndaj dy zyrtareve te arrestuar te Ministrise se Puneve Publike dhe Shanseve te Barabarta kane zbuluar gjithe mekanizmin e aferave korruptive ne perzgjedhjen e firmave fituese te tenderave. Madje nga keto pergjime ka dale edhe meraku qe zyrtaret kane pasur per firmat qe duhej te skualifikoheshin duke u munduar ti joshnin me shperblime ne leke dhe premtime per tenderat pasardhes. Pjeseza te ketyre pergjimeve jane zbardhur ne vendimin e mases se sigurise me burg qe gjykata e Tiranes me kerkese te Prokurorise ka marre paraprakisht ndaj ish-sekretarit te pergjithshem te Ministrise se Puneve Sociale Spartak Gjinit anetarit te Komisionit te Prokurimeve Llambi Tarka dhe Fiqiri Palit administrator i firmes Sireta 2F. Pergjimet e zbardhura bejne fjale per tenderin e rikonstruksionit te godines se Ministrise se Puneve Sociale te cilin e fitoi firma Sireta 2F administratori i se ciles gjithashtu eshte i arrestuar. Ne biseda jane regjistruar Spartak Gjini me perfaqesuesin e nje firme e cila duhej te skualifikohej si dhe biseda te Llambi Tarkes po me te njejtin perfaqesues firme. Gjate bisedave kuptohet plotesisht se si ish-sekretari i pergjithshem Gjini i cili ishte njekohesisht edhe kryetari i Komisionit te Prokurimeve ashtu edhe anetari i ketij komisioni perpiqen te bindin pronarin e firmes qe duhej te skualifikohej qe te mos merrte pjese ne tender. Ne biseda te tjera kuptohet se pronari ne fjale ishte regjistruar ne tender dhe Gjini e Tarka nepermjet bisedave telefonike perpiqen serish ta bindin qe te terheqe oferten qe kishte dorezuar dhe te dorezonte nje oferte tjeter kuptohet me te larte ne menyre qe te mos kishte kontestime.


Bisedat e transkriptuara


Transkriptet e bisedave telefonike mes Spartak Gjinit dhe pronarit te firmes qe duhej te skualifikohej.


Gjini Ben mire te mos marresh pjese ne tender sepse e kemi perzgjedhur firmen.


Pronari Si e keni perzgjedhur


Gjini Po do perpiqemi qe te te japim dicka edhe ty eshte puna qe te mos krijojme probleme. Ben mire te pranosh se ne do ta gjejme nje zgjidhje por ti do te humbasesh edhe per raste te tjera.


Gjini Duhet te terheqesh oferten sill nje oferte tjeter me te larte sepse eshte perzgjedhur firma.


Pronari Po une si tia bej


Gjini I kemi thene Fiqiriut te te jape 3 milione leke.