Aktori i humorit Florian Binaj, duket se është bezdisur jo pak nga pyetjet që i bëhen nëpër komente në rrjete sociale në lidhje me koronavirusin, sëmundje me cilën ai e fitoi betejën.


Me një postim në Instagram, Binaj ka publikuar edhe përgjigjen e rezultatit të analizave, ku shkruhet se aktori ka rezultuar negativ, dhe kushdo që do ta pyes më për këtë temë, do të marrë edhe ndëshkimin.


binaj


Për të gjithë ata që nuk i dalin llogaritë e veta me jetën e të tjerëve. Tani kushdo që do më pyes sërish nëpër komente për të njëjtën temë, do i fshi komentin dhe ndoshta dhe block. Jetoni jetën tuaj dje kërkojini llogari vetes, jo të tjerëve!, ka shkruar Binaj.