Pas deklaratës së fortë së Eduard Selamit, edhe Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi kanë dalë hapur kundër Lulzim Bashës.


Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Bregu ka deklaruar se PD-ja duhet ta votojë reformën në drejtësi.


Duhet ta votojmë reformën në drejtësi. Nuk mund të fshihemi pas detajeve. Ti lëmë lojërat me diversantë. Nuk mund ti shpallim luftë Ambasadës Amerikane, mësohet të ketë thënë Majlinda Bregu.


Gjithashtu, Bregu është treguar kritike edhe me qëndrimet e Bashës lidhur me Ilir Metën. PD-ja nuk mund të presë dhe të veprojë pas Metës, ka thënë Bregu në mbledhje.


Ndërkohë, deputeti Astrit Patozi ka deklaruar se Partia Demokratike duhet të llogarisë forcat dhe numrat.


Duhet të llogarisim forcat, numrat dhe reforma të kaloje pa ato garancitë që thoni ju. Ne nuk mund të mbajmë mbi kurriz njollën anti-perëndim, ka thënë Patozi.