Eshtrat e mjeshtrit Ibrahim Kodra, nuk po gjejnë qetësi. Në këtë 10 vjetor të ndjarjes së tij nga jeta, piktori i madh do të zhvarroset nga balta që e rriti dhe e treti për tu vendosur në memorialin tek Kodrat e Liqenit në kryeqytet. Urdhri i Ministrisë së Kulturës thotë se në 12 shkurt piktori Kodra do të prehet në Tiranë. Gjithçka nisi sipas ministrisë, pas një kërkese të Fondacionit "Ibrahim Kodra" që ndodhet në Milano. Sipas sqarimit që kërkon të bëjë ministria, drejtuesit e fondacionit, Behgjet Pacolli dhe Fatos Faslliu po duket se këkojnë të "plotësohet vullneti i fundit" i piktorit. Por në fakt çfarë po ndodh me amanetin e lënë në 2006 nga piktori Ibrahim Kodra.