Misteri i një vajze 14-vjeçare nga Mainci, e zhdukur në fund të majit, është zgjidhur tragjikisht në Gjermani me identifikimin e një kufome të gjetur nga hetuesit në Wiesbaden. Sipas policisë, shkruan versioni online i gazetës Bild, adoleshentja është përdhunuar dhe vrarë dhe dyshimet bien mbi një refugjat irakian 20 vjeç, i cili është kthyer me familjen në vendin e tij të origjinës për ti shpëtuar arrestit.


I riu, Ali Bashar, ka precedentë të ndryshëm penalë (mes të cilave një grindje dhe një grabitje me thikë): sipas hetuesve, ai mund të jetë edhe përgjegjës për përdhunimin e një të miture tjetër, një refugjatë 11 vjeçe, e cila ka akuzuar për rastin këtë person, sipas dëshmisë së të motrës. Në qendrën e refugjatëve në Wiesbaden-Erbenheim, ishin katër persona me emrin Ali, ndaj nuk është akoma e sigurt se përgjegjësi është pikërisht ai. Ali Bashar mbërriti nga Iraku në vitin 2015, përmes rrugës Irak-Turqi-Greqi. Dhe në Irak, me një tempizëm që duket i dyshimtë, është larguar të enjten me të gjithë familjen, duke përdorur emra të ndryshëm nga ato të regjistruar në Gjermani, përmes një udhëtimi Dyseldorf-Stamboll dhe nga atje në Erbil. Ndërkohë, policia, ka raportuar se ka arrestuar një tjetër të dyshuar, një azilkërkues 35-vjeçar nga Turqia.


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)