Zyrtarët rusë të sigurisë kanë arrestuar disa shkencëtarë që punojnë në një strukturë bërthamore të fshehtë ruse, pasi  ata u përpoqën të përdorin superfuqinë e kompjuterëve shkencorë për të përfituar monedha dixhitale Bitcoin.


Qendra Federale Bërthamore në Sarov, Rusinë perëndimore, është një zonë e kufizuar. Shërbimi për mediat i kësaj qendre tha: “Ka pasur një përpjekje të pakuptimtë për të përdorur objektet kompjuterike për qëllime private, përfshirë të ashtuquajturat miniera Bitcoin”.


Superkompjuteri nuk duhej të ishte i lidhur me internetin – për të parandaluar ndërhyrjen – dhe sapo shkencëtarët u përpoqën ta bënin këtë, departamenti i sigurisë së qendrës bërthamore u alarmua.


Ata juu dorëzuan Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), thotë shërbimi i lajmeve ruse Mash.


“Për sa kohë që ne jemi të vetëdijshëm, një rast penal është nisur kundër tyre”, tha shërbimi për shtyp i agjensisë së lajmeve Interfax.


Kriptomonedhat si Bitcoin nuk mbështeten në serverat kompjuterikë të centralizuar.


Njerëzit që ofrojnë energji për përpunimin e kompjuterave në sistemin e kripto-valutës, për të mundësuar transaksionet që të ndodhin, mund të marrin shpërblime në Bitcoin.


Putin, fuqia dhe helmi: FSB-ja e elitës ruse të spiunazhit


Sarov është i rrethuar nga një tokë pa njerëz dhe ruhet fort, me gardhe me tela me gjemba për të mbajtur larg kureshtarët.


Ka dyshime se poloniumi radioaktiv 210 i përdorur për të vrarë ish-agjentin e FSB, Alexander Litvinenko në Londër në 2006 erdhi nga Sarov.


Qendra Federale Bërthamore thuhet se punëson deri në 20,000 njerëz dhe superkompjuterjat e saj krenohen me një kapacitet prej 1 petaflop, ekuivalent me 1.000 trilion llogaritje për sekondë.


Minierat e kriptomonedhave kërkojnë fuqi të madhe llogaritëse dhe sasi të mëdha të energjisë. Ka pasur njoftime për disa objekte të tjera industriale në Rusi që përdoren për kripto-minierat dhe një biznesmen thuhet se bleu dy centrale energjetike për aktivitetin.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)