Ish- zv/ komandanti i Gardes

Konventat nderkombetare e kane ndaluar perdorimin e armeve te zjarrit ne raste te tilla si dhe perdorimin e gazit lotsjelles dhe plumbave plastike





TIRANE- Ish- zv/Komandanti i Gardes se Repulikes dhe ish- Zv/ Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Arjan Rugji i cilesoi veprimet e djeshme te Policise dhe te Gardes se Republikes tejet flagrante si perdorimin e gazit lostsjelles dhe te plumbave plastike nga policia. Perdorimi gazit lostsjelles dhe i plumbave plastike eshte e ndaluar nga te gjitha konventat nderkombetare ne te cilat aderon edhe Shqiperia prej vitesh- thote Rugji.





Z. Rugji ju si ish- drejtues i Gardes se Republikes dhe Policise si i cilesoni veprimet e djeshme te efektiveve te tyre





Mendoj se perdorimi i armeve te zjarrit ndaj turmave eshte nje veprim flagrant dhe tejkalim i te gjitha kompetencave qe ka Garda e Republikes ne misionin e saj. Ne asnje rast armet e zjarrit smund te perdoren ndaj protestuesve. Mund te them se eshte kaluar kompetenca e Gardes se Republikes ne veprimet e saj apo e Policise per te qelluar mbi turmat pasi ne te kishte gra.





Si duhet te veproje Policia dhe Garda ne rastet kur provokohet nga turma nese mund te ndodhe nje gje e tille





Shikoni eksperiencat e viteve 2001 2002 2003 etj ne i kemi te fresketa. do pasdite ne kete periudhe simpatizante te Partise Demokratike apo protestues grumbulloheshin perballe selise se qeverise per te protestuar. Ne fakt nuk ishin protesta por ishin sulme me bomba molotov me sende te forta dhe me cdo gje tjeter kunder Policise dhe Gardes. Ne asnje rast policia nuk ka reaguar me plumba plastike me gaz lotsjelles dhe aq me pak me arme zjarrri. Kjo eshte e patolerueshme per Garden e Republikes.





Edhe nese protestuesit ndodh qe mund te sulmojne seline e qeverise apo tentojne te hyjne ne te





Kjo eshte pergjegjesi totale e Policise per te kontrolluar dhe menaxhuar situaten. Policia nuk duhej te lejonte qe situata te shkonte ne nje moment te tille. Pra ajo nuk duhej te perdorte gazin lotsjelles plumbat plastike dhe aq me pak armet e zjarrit me vone. Po te shikoni veprimet e policise ajo ishte dje ne panik dhe veprimet e saj ishin te paorganizuara.





Po nderhyrjen e policise dhe shoqerimin e protestuesve





Ishte si nje veprim ndaj njerezve te pambrojtur kur turma e madhe e protestuesve ishte larguar. Ata u leshuan si hienat mbi prete e tyre duke shoqeruar mbase njerezit me te pafajshem. Veprime te tilla jane veprime te njerezve qe sulmojne ne momentet me te dobeta njerez qe mbase mund te mos kene pasur fare rol ne proteste.





Ne nje moment policia mesyu ne dy kullat perballe kryeministrise duke shoqeruar qindra vete qe ndodheshin ne kafet aty prane. Si e cilesoni nje veprim te tille mbi pronen private

Policia ne asnje rast nuk ka mision te hyje ne nje prone private dhe te sulmoje aty.

Cenimi i prones private pa pasur figuren e krimit eshte veprim qe nuk mund te kryhet pasi ne rast se policia nuk mund te arrestoje edhe nje kriminel ne nje prone private kur ne te ka njerez. Me pare komunikohet me te zotet e shtepise dhe me pas nderhyhet.