Konfindustria shprehu dje shqetesimin dhe keqardhjen e saj per mundesine e prekshme te rrenimit ekonomik te banoreve te qytetit te Himares dhe rrezikimin e investimeve te kryera ne industrine turistike nga veprimet e papergjegjshme te perfaqesuesve te qeverisjes vendore te saj. Sipas Administratorit te Pergjithshem, Gjergj Buxhuku, "pasoja e drejtperdrejta te qendrimeve te disa diteve me pare dhe te perseritura ne kohe te mbajtura nga perfaqesues te pushtetit vendor te Himares mund te jene largimi i masiv i pushuesve ne vitet ne vazhdim drejt qendrave te tjera te shumta te bregdetit jugor shqiptar duke filluar nga Dhermi, Palasa, Vunoi, Lukova, Qeparo, Borshi etj., duke lene si ishull te vetmuar qytetin e Himares dhe duke rrenuar keshtu ekonomikisht investimet e kryera nga qytetaret himarjot". Buxhuku kujtoi ne daljen e djeshme per media, se qytetaret e Himares kane si burim kryesor jetese pikerisht te ardhurat nga turizmi i pushuesve te ardhur nga te gjitha hapesirat shqiptare.
Konfindustria vlereson, se perdorimi politik nga qarqe te caktuara brenda dhe jashte vendit i ngjarjeve te rastesishme njerezore, qe mund te ndodhin ne cdo kohe dhe ne cdo vend, sikurse ishte aksidenti tragjik qe ndodhi para disa diteve ne qytetin e Himares, ne menyre te drejtperdrejte pervec qellimeve te pastra antishqiptare, drejtohet ndaj zhvillimit te ndjeshem te industrise se turizmit ne Shqiperi.
"Me kahjen e deritashme te zhvillimit te industrise se turizmit, Shqiperia behet nje konkurrent i rendesishem i vendeve te rajonit", - deklaroi z.Buxhuku.
Ai evidentoi dhe faktin se industria turistike ka nje ndikim te drejtperdrejte ne te ardhurat per ekonomine kombetare duke dhene mbi 10% te PBB dhe duke mbeshtetur industrite prodhuese dhe te sherbimeve ne vend.
Konfindustria i kerkon Qeverise shqiptare, qe te zbatoje masat me te ashpra ligjore per te mos lejuar ne asnje menyre perseritjen e mbylljes se rrugeve kombetare ne asnje rast dhe sidomos ne kulmin kohor te zhvillimit te turizmit.
"Gjithashtu, duhen gjetur menyrat e duhura per mbrojtjen e dinjitetit kombetar dhe per te mos lejuar shkaterrimin ekonomik te investimeve turistike te qytetareve te Himare nga veprimet e perseritura te qarqeve antishqiptare brenda dhe jashte vendit", - deklaroi Gjergj Buxhuku, Administrator i Pergjithshem i Konfindustria.

Ndikimi
Konfindustria vlereson, se perdorimi politik nga qarqe te caktuara brenda dhe jashte vendit i ngjarjeve te rastesishme njerezore, qe mund te ndodhin ne cdo kohe dhe ne cdo vend, sikurse ishte aksidenti tragjik qe ndodhi para disa diteve ne qytetin e Himares, ne menyre te drejtperdrejte pervec qellimeve te pastra antishqiptare, drejtohet ndaj zhvillimit te ndjeshem te industrise se turizmit ne Shqiperi.