Nga Doc. Dr. Vasil Kureta



Gjatë periudhës së luftës së ftohtë 1 u përdorën gjërësisht konceptet perëndimi dhe lindja komuniste, që nuk reduktoheshin thjesht në elementin gjeografik, por në kuptimin e dy modeleve ekonomike, sociale e politke diametralisht të kundërta, apo si dy thelbe, dy botëve e vizioneve të ndryshme e të kundërta të organizimit, zhvillimit e funksionimit.Perëndimi i bashkuar u formësua historikisht e u strukturua si bashkësi vlerash zhvillimi. SHBA dhe Europa u bënë në proces përfaqësues të një hapsire ku u sendërtuan sistemi i vlerave më të larta civilizuese të njerëzimit dhe të një aktiviteti mbrojtës të tyre, por dhe kontribues të rëndësishëm ndaj stabilitetit e sigurisë së rendit botëror.Vlerat perëndimore nuk janë konservative e nuk drejtohen kundër kulturave të tjera. Ato janë të mjaftueshme për vetvehten e të hapura të asimilojnë elementë të avancuar.Perëndimi i bashkuar as u krijua si perandori e as synon të shndrohet i tillë, por përfaqëson një formë të sendërtimit e funksionimit të sistemit të vlerave.Kjo cilësi e bëri efektiv e fitimtar mbi sfidat komplekse.Nevoja historike për të sot, e përjashton shndrimin në një lloj perandorie, ndryshe cdo synim për të do të thoshte se ka vendosur fundin e vet.Fati i perandorive nga më të vjetrat e më të rejat dihet tashmë. Kush synon ti ktheje e ka zgjedhur fundin e vet.


Vëndet që përfshihen në hapsirën perëndimore kanë dallime konkrete, por janë identifikuar qartë e bindëshëm si pjesë e sistemit, që ka në themel e sendërtuar tërësinë e vlerave të larta, më përfaqësueset në evolucionin e gjatë të njerëzimit, si standarte të larta të zhvillimit ekonomik, demokracia, liritë e të drejtat e njeriut në hapsira të lira funksionuese, të garantuara e të mbrojtura juridikisht, institucione demokratike, që njihen të tilla e mbështeten nga qytetarët e që i ka bërë ato funksionuese, në një shoqëri të funksionimit të sistemit të drejtesisë e sundim të ligjit.Partneriteti ekonomik e tregëtar në hapsirën perëndimore dhe NATO, u konsoliduan si dy shtylla të rëndësishme të harmonizimit të zhvillimit e në përballjen frontale me lindjen komuniste, por dhe të mbrojtjes së këtyre vlerave nga kërcënues barbarë e primitivë.Aleanca euroatllantike u konsolidua qartësisht si avangardë zhvillimi dhe kontribues të pazëvëndësueshëm të sigurisë e garantimit të rendit botëror.


Pikërisht, se ka në themel e funksionim këtë sistem vlerash, perëndimi arriti të fitojë në përballjen komplekse e të reptë me lindjen komuniste, që u përpoq realisht, të siguronte standarte më të larta zhvillimi e të lirisë njerzore, të bëhej përfaqësuese reale e këtij sistemi vlerash, por që dështoi e u mund nga epërsia që dëshmoi perëndimi.Perëndimi ka krijuar identitetin e tij si harmonizim vlerash, interesah e standartesh të larta zhvillimi. Kjo ka përcaktuar esencën, individualitetin,qëndrueshmërinë dhe epërsinë ndaj modeleve të tjera eklektike apo antidemokratike. Jo rastësisht ndodhi që vëndet ish komuniste të lindjes, pas rëzimit të komunizmit, u orientuan nga sendërtimi i këtyre vlerave të modelit perëndimor, mbështetur edhe në historinë e kulturën e sejcilit vënd. Të njëjtën gjë bëri dhe Rusia, që formësoi modelin e  ekonomisë së tregut e demokracinë pluraliste,kuptohet nën ndikimin direkt të historisë e kulturës së vet dhe të huazimit të elementëve nga sistemi komunist.


Po kështu Kina, edhe pse mban tabela komuniste, nuk pretendon se po ndërton komunizmin, por ka bërë funksionues një model specifik të ekonomisë së tregut, ku përvoja, filozofia e kultura kineze ka luajtur rol deciziv.Tash ndokush mund të akuzojë e të flasë për imponim të modelit perëndimor apo për spostim e mohim të historisë e kulturës së vëndit konkret, por realisht nuk kishte një alternativë tjetër më të mirë e konkuruese ndaj modelit perëndimor. Është fakt historik tashmë që modeli i ekonomisë së tregut e demokracisë pluraliste u mbështet nga qytetërët e ish vëndeve socialiste, që me veprimin e tyre, e kishin rëzuar modelin komunist.Kjo është e vërteta historike, që tregoi se nuk ishte cështje eksporti vlerash.Realiteti i sotëm, përvec modelit perëndimor, ku SHBA, Kanada dhe BE, zënë vënd qëndror, përmban dhe modele konkrete  të tjera, eklektike e deri të dështuara të ekonomisë së tregut.


Disa deklarime elektorale të presidentit amerikan Trump, që priten tashmë të mësohet përmbajtja dhe e vërteta e tyre, si ajo mbi marëveshjen e tregëtisë së lirë mes SHBA dhe BE, mbi rolin e NATO-s, që e ka vlerësuar të vjetëruar,shoqëruar me argumentin se është projektuar shumë vite përpara, por dhe sa i përket mosplotësimit nga shumë antarë të angazhimit për kontributet e vendosura bashkërisht për 2% të GDP,për ardhmërinë e BE e të projektit europian, apo tërheqja nga marëdhëniet dypalëshe me antarë të BE, sic ka filluar me Britaninëe Madhe, apo kritika ndaj kancelares Merkel, që e quan katastrofik qëndrimin e saj ndaj zgjidhjes së krizës së refugjatëve apo dhe për peshën dhe rolin që Gjermania  ka marë në hapsirën europiane, por dhe deklarimet për marëdhënie të reja e miqësore me Rusinë etj, nuk mund të mos shkaktonin shqetësim e alarm në klasën politke europian e strukturat e BE.


Ky shqetësim u rit më shumë edhe nga entuziazmi i lartë i nacionalizmit e partive ekstremiste e populiste, që i janë kundërvënë hapur sistemit të vlerave perëndimore, te projektit të integrimit europian e kërcënojnë hapur shkatërrimin e BE, sepse i kanë përkthyer këto deklarime si mbështetje amerikane, në funksion të axhendave të  zyrtaritimt të interesave të shtetit komb në vëndet e tyre, duke mbyllur kapitullin e ecurisë së projektit europian.Të mos kishte shqetësim do të ishte vërtet alarm tronditës, sepse bëhët fjalë për cështjen egzistenciale e  esenciale të mbrojtjes së sistemit të vlerave, që përballuan ndeshjen frontale me komunizmin dhe tash kërcënohen së brëndëshmi nga opsione populiste, nacionaliste, ekstremiste anti integruese e kështu që drejtohen si kërcënim ndaj sitemit të vlerave euroatllantike mbi të cilat është ngritur dhe funksionon perëndimi.


Perëndimi është një fenomen i gjallë, i konsoliduar e funksionues, që egziston e përsoset përmes kapërximit e zgjidhjes së problemeve e kontradiktave, që shtyjnë përpara zhvillimin e tij. Të jemi të qartë, problemet dhe kontradiktat brënda perëndimit kanë qënë prezente e kanë shërbyer si forcë nxitëse për të cuar përpara mbrojtjen dhe afirmimin e sistemit të vlerave dhe për imunizimin e pandërprerë të perëndimit, nga sëmundjet e bërndëshme dhe kërcënime nga jashtë hapsirës perëndimore.Në konstatimin, shqyrtimin e zgjidhjen e këtyre problemeve, kontradiktave e kërcënimeve, përëndimi ka vepruar me standarte demokratike të debatit e dialogut konstruktiv, duke qënë të bashkkuar e duke kontribuar si të tillë në kapërximin e problemeve.


Është fakt, që edhe debatet, por dhe shqetësimet, kanë qënë cështje e brëndëshme te perëndimit dhe tash po konstatohet, jo vetëm lloji i problemeve të lindura, por dhe një transparencë apo publikim i tyre, apo nje debatim më i hapur për to.Në këto kushte rëndësi ka përmbajtja dhe një organizim i debatit, kanalizim e orientim i tij nga gjetja e zgjidhjeve më të dobishme, që mbrojnë sistemin e vlerave dhe forcojnë më tej cilësinë e perëndimit të bashkuar e kontributin e rolin e tij të pazëvendësueshëm në zhvillimet botërore e garantimin e sigurisë së rendit botëror.Në këto kushte mund të priten edhe ndryshime, por ndryshime që mbrojnë dhe forcojnë sistemin e vlerave dhe perëndimin e bashkuar.Kjo është pjesë e nevojës historike për zhvillimin botëror dhe jo thjesht nevojë egzistence vetëm për hapsirën perëndimore, dhe as formë e imponimit të modelit perëndimor të qeverisjes.Mbi këtë konceptim edhe marëdhëniet SHBA-BE do të pasurohen cilësisht në përmbajtje, për të mirën e aleancës e sistemit të vlerave dhe zhvillimit të njerëzimit në tokë.Në këtë rrugë do të shtratohet e dhe marëdhënia me aktorë të tjerë në sistemin e marëdhënieve ndeërkombëtare, duke u orientuar nga sistemi i vlerave e mbrojtja e tyre, nga njohja e komleksit të kërcënimeve ndaj njerëzimit, stabilitetit e sigurisë së rendit botëror, por edhe nga një metodologji e drejtë pune e lufte, për të mbrojtur ligjin e të drejtën ndrërkombeëtare, principet e larta të demokracisë e lirisë, mbrojtjes së së drejtës së popujve të vendosin për fatin e tyre e jo tja definojnë orekse ekspansioniste e imperiale.


Të mbrojtjes së sovraniteteve e integriteteve territoriale të shteteve sovranë, të principeve të sanksionuara në kartën e OKB, të bashkëpunimit korekt në përballimin e problemeve globale dhe përballjen aktuale me format konkrete të terrorizmit e ekstremizmit shumëngjyrësh. Në parandalimin e shuarjen e luftrave vrasëse të jetës së njerëzve, në mbrojtjen e njerëzimit e jetës, jo vetëm nga aventurizmat e diktatorë e pushtetarë të korruptuar e autoritaristë anti demokraci,nga të sëmurë që urrjenë lirinë e demokracinë e janë të dashuruar për luftra e konflikte, por edhe nga kërcënimet që vijnë nga natyra, ndotja e ambientit, varfëria, pabarazia në thellim ekonomike, sociale e rajonale, ekstremizmat politkë e fetarë.Perëndimi i bashkuar nuk është formë e ekspansionizmit dhe e hegjemonizmit botëror, nuk është superfuqi e dashuruar me konfliktin dhe luftën, por faktor esencial për garantimin e rendit botëror e mbrojtjen e të ardhmes së njerëzimit.


Nevoja historike e perëndimit të bashkuar ka rëndësi të vecantë për zhvillimet gjeopolitke sot dhe në të ardhmen.Janë shfaqur vazhdimisht faktorë e aktorë që kanë synuar goditjen e perëndimit , pikërisht në elementin thelbësor të të qënit të bashkuar.Pavarësisht frymëzimeve ideologjike e politike, këta faktorë kanë synuar të godasin sistemin e vlerave që përfaqësojnë, duke e parë si rrugë të arritjes së obiektivave ideologjikë apo ambicieve konkrete ekspansioniste e imperiale.Në këto kushte mer rëndësi të vecantë kapërximi i krizës që përjeton BE, që është pjesë esenciale e perëndimit të bashkuar, por edhe një marëdhënie më funksionuese brënda perëndimit, mes SHBA dhe BE.Të qënurit të bashkuar krijon mundësi reale për një bashkëpunim konstruktiv edhe me aktorë të tjerë ndërkombëtarë, si Rusia, Kina etj, apo organizma të rëndësishëm ndërkombëtarë si OKB,OSBE, FMN, BB dhe formate të llojit G 20 etj.Nuk mund të mos tërheqë vëmëndjen deklarimi i Lavrov  se as më parë e as sot nuk ka qënë në interesin e Rusisë shpërbërja e BE: përkundrazi BE dëshirohet të jetë e fortë, e bashkuar dhe e pavarur dhe që të përfaqësohet nga forca politike normale e shtete normale, që nuk bëhen urë për disa grupe të vogla rusofobësh, të cilët spekullojnë me principin e solidaritetit dhe të konsensusit. Brënda këtij formati  deklarimi janë sqaruar të gjitha, përfshi dhe se cfarë synon Rusia me filozofinë e saj politike, sidomos kur i kërkon Brukselit të jetë esëll,kur vendos prioritetet në politikën e tij me Rusinë .


Rusia ka të drejtë të ketë dëshirat, interesat e synimet e saj, por nuk mund të harrohet se solidariteti e konsensusi janë shumë të rëndësishëm në funksionimin e një bashkësie vlerash si BE dhe perëndimi i bashkuar.Po kështu, Rusia mund ta dëshirojë BE të pavarur nga SHBA, për interesa të caktuara, por realiteti është se ato ndajnë të njëjtat vlera mes tyre, që i shtyjnë të bashkëpunojnë e të jenë bashkë.Ato sot duket që kanë probleme mes tyre, apo që kanë një problematikë të brëndëshme, që është normale për bashkësi të tilla, por a nuk ka qënë kështu për herë?Kjo për faktin se problemet e kontradiktat e brëndëshme janë pjesë organike e së gjallës e vetzhvillimit , duke kritikuar vazhdimisht vetvehten.Pikërisht përmes zgjidhjes së këtyre tyre kontradiktave është forcuar më tepër kohezioni e bashkëpunimi mes tyre


Mbrojtja sot e sistemit të vlerave të larta të njerëzimit përbën një imperativ kategorik, aq më tepër kur ndaj tyre janë turrur me egërsi e janë bashkuar format më të errëta,si terrorizmi, forma te ekstremizmit etj, që i kundërvihen e po i kërcënojnë me egërsi.Perëndimi i bashkuar tashmë, si modeli apo forma më e avancuar e sistemit të vlerave, si modeli i sistemit të vlerave në veprim,është njëherësh pasuri botërore e njerëzimit, është realisht nevojë historike.Modeli perëndimor, që e ka pjesë përbërëese të tij përsosjen e vazhdueshme, shërben edhe si sistem referimi ndaj modeleve të shoqërive e të ekonomisë së tregut, që përballen me defekte të rënda në funksionimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e politik, në funksionimin e demokracisë e shtetit juridik, që janë difektozë në mbrojtjen e reale të lirive e të drejtave të njeriut.Vërtet modeli perëndimor nuk është perfekt, por as ka model tjetër teorik apo konkret që ta konkurojë atë, sidomos sa i përket standarteve të zhvillimit. Modelet socialiste, që u kompozuan në përfundim të luftës së dytë botërore, synuan të arrinin kalimin nga sundimi i sendeve mbi njeriun, në sundimin e njeriut mbi sendet, por dështuan. Ai model ekonomik e social që do të mund të realizojë këtë standart, këtë pushtet të njeriut,vërtet do të mundësojë një shkallë më të lartë të zhvillimit të qytetërimit në tokë.