Florentino Perez ka premtuar sjelljen e një ylli tjetër në muajin janar te Real Madridi. Presidenti i Realit ka deklaruar se Falcao mund të vije në janar te Real Madridi.


"Kemi një skuadër fantastike. Politika e skuadrës tonë është që të kemi gjithmonë yje në skuadër. Benzema është një sulmues i madh por në janar në mund të bëjmë një tjetër blerje në fazën sulmuese. Falcao do të ishte i kënaqur që të transferohet në Real, gjë e cila mund të ndodhë në janar" deklaroi Perez./Indeksonline/