Vendimi i Zinedine Zidane për tu larguar nga Reali, pas triumfit për herë të tretë radhazi në Champions League, duket se ka kapur të papërgatitur presidentin Florentino Perez.


Ky i fundit nuk po arrin ende të gjejë një pasues për francezin, ndonëse ka kontaktuar disa trajnerë të njohur në Europë, si Allegri, Nagelsmann, Pochettino, etj.


Emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i ish trajnerit të Italisë dhe Chelseat, Antonio Conte, i cili sapo është larguar nga stoli i skuadrës londineze.


Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se mes palëve është realizuar një kontakt paraprak, për të testuar gatishmërinë e Contes për tu ulur në stolin e Realit.


Gjithsesi në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me pasuesin e Zidane në stolin kampionëve të Europës, një çështje kyçe për tu zgjidhur, para se të fillojë puna në merkato.


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)