Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme masivin kodrinor në zonën e Selitës në kryeqytet.


Kodra e vendosur përballë Yzberishtit është e mbjellë me ullinj dhe ka bimësi të dendur.



Zjarri është aktiv prej më shumë se 1 ore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete të zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.