Përfundoi nata finale e festivalit të 10-të të "Këngës Magjike", ku kënga fituese u shpall "Njëri nga ata" kënduar nga Jonida Maliqi. Vendin e dytë e zuri kënga "Dashurisë së shkuar, kënduar nga Aleksandër Gjoka, ndërsa vendin e tretë kënga ""Shpirti im binjak" kënduar nga Soni Malaj.
Krahas 21 këngëve të reja dala në finale, 10 fituesit ndër vite kënduan sërisht për publikun duke krijuar emocion të vecantë. Mjeshtri i madh i skenografise, Gaetona Kasteli, ka qene mbreme ne festivalin "Kenga Magjike" si nje prej te ftuarve special te kesaj nate.Ishte hera e pare qe ne Shqiperi realizohej nje skenografi nga nje skenograf I famshem Italian,I cili ka realizuar nje numer te madh skenash te shume spektakleve italiane te drejtuara nga prezantuesit me te famshem.Nata finale eshte shoqeruar edhe me surpriza te tjera nje nga surprizat ishte edhe grupi I njohur Nina Sky I cili ka dhuruar nje performance qe ka ndezur sallen e pallatit te kongreseve.Gjithashtu nata finale dhe te dyja netet gjysem finale jane trasmetuar nga televizioni ora news ku nje nder sponsored e ketij spektakli ka qene edhe kompania Yldon me pijen e saj stardon