Në databazën kombëtare në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore janë inventarizuar dhe kataloguar 790 objekte të Muzeut Arkeologjik Butrint.

Kështu ka njoftuar në faqen e saj zyrtare Ministria e Kulturës në Republikën e Shqipërisë duke treguar se puna me specialistet e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit në Butrint është në proces vazhdimësie.

Tanimë ky është një fond muzeor i trashëgimisë arkeologjike i dokumentuar konform standardeve bashkëkohore të dokumentimit dhe kuadrit ligjor duke plotësuar të gjitha kërkesat që nevojiten për një Objekt ID.