Komisioni parlamentar i Ligjeve ka diskutuar procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Kryetarja e këtij komisioni, deputetja socialiste, Vasilika Hysi tha se deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë të paraqitur, duke shtuar se raundi quhet i kryer.


Kushtetuta përcakton që çdo kandidat duhet të mbështetet nga të paktën 20 deputetë. Kandidati për president duhet të plotësojë formularët e dekriminalizimit.


Kandidati duhet të plotësojë formularët e pastërtisë së figurës. Raundi quhet i kryer edhe kur nuk ka kandidat. Komisioni dërgon raport parlamentit, ku theksohet se nuk ka asnjë kandidat, theksoi Hysi.


19 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)