TIRANE- Kush do të fitojë zgjedhjet e 23 Qershorit? Deri më tani duket se e majta kryeson në shkallë vendi, nga jugu në veri.
PS-ja kryeson në 11 nga 12 qarqet, respektivisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër. Të
dhënat e fundit të KQZ-së theksojnë se pjesëmarrja në votime në rang vendi është 53.75%. Përfundon numërimi në qarkun e Dibrës dhe Korçës, kryeson e majta. Dhe Kukesi qe ishte ngjyrosur blu, sot konfirmohet se koalicionet kane dale 2 me 2, nje barazim.

Në të gjithë vendin, janë numëruar 5141 kuti nga 5508 kuti në total, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së. 

REZULTATE PARAPRAKE
Duke iu referuar rezultateve të deritanishme, opozita siguron deri në 84 mandate, ndërsa PD së bashku me aleatët e saj PDIU dhe PR shkon në 56 mandate. PD duket se ka humbur edhe bastionet e saj tradicionale, siç është Shkodra, ku e majta kryeson me 6 mandate, krahasur me 5 të PD. LSI merr 17 vende në Kuvend, PDIU 4, PR 4 dhe PBDNJ 1.

REZULTATET PARAPRAKE NE RANG VENDI
MANDATE 84 ME 56
LSI 17
PS 65
PD 48
PDIU 4
PR 4
FRD 0
PBDNJ 1
AK 0 

 Agjencia e lajmeve "BalkanWeb" sjell hartën elektorale ku informacioni vjen në kohë reale. Për më tepër klikoni 
HARTA, REZULTATET ME GRAFIKE SIPAS QARQEVE

Ndërkohë, më poshtë sjellim rezultatet e KQZ për koalicionet, e majta, Aleanca për Shqipërinë Europianë (ASHE), Aleanca për Punësim, Mirqenie dhe Integrim (AMPI), partitë e reja Fryma e Re Demokratike (FRD) Aleanca Kuq e Zi (AK).
Çdo shifër ndryshohet minutë pas minute me të rejat më të fundit.

Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ORA 23:50
KORÇE
Korça janë numëruar deri tani 444/447 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë  88183 vota, APMI 56373, FRD 1399.

ELBASAN 
Elbasan, numërohen 523/540 kuti, ku ASHE ka marrë 94459 vota, APMI 64324, FRD 1735, AK 604.

KUKES
Numërohen 169/169  kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 98207 vota, APMI 66284, FRD 272 vota.

DURRËS
Në Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 401/444 kuti gjithsej, ASHE ka marrë 71490 vota, APMI 62927, FRD 3322, AK 543.

FIER
Në këtë qark janë numëruar deri tani 452/576 kuti gjithsej ASHE 101016 vota, APMI 51061vota, kurse 5169 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti. FRD 2144 vota, AK 540 vota.

LEZHË
Numërohen deri tani 207 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 32915 vota, APMI 28425, FRD 688 vota.

TIRANË
Në këtë qark janë numëruar aktualisht 1289/1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 226421, APMI 167091, FRD 5813 vota.

BERAT
Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 301/302 kuti, ASHE 67 627   vota, APMI 23 030 , FRD 469 vota.

DIBËR (PERFUNDON NUMERIMI)
Në Dibër janë numëruar të plota 264 kutitë e votimit, ku ASHE 36964 vota, APMI 35005, FRD 2322 vota.

GJIROKASTËR
Në Gjirokastër janë numëruar 207/237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 33995, APMI 14264, FRD 181 vota.

SHKODËR
Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 403/417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 58947, APMI 50365, FRD 2411 vota, AK 429.

VLORË (PERFUNDON NUMERIMI)
Qarku Vlorë janë numëruar 432/432 kuti, ku ASHE ka marrë 77327 vota, APMI 37117 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 3007, 1051 vota FRD, AK 851.

(SHPERNDARJA E MANDATEVE) 
Qarku Dibër, ka përfunduar numërimi ASHE 3, APMI 3 (PS 2, LSI 1, PD 3)
Qarku Korçë, ka përfunduar numërimi ASHE 7, APMI 5 (PS 6, LSI 1, PD 5)
Qarku Kukës , ka përfunduar numërimi ASHE 2, APMI 2 (PS 1, LSI 1, PD 2)
Qarku Shkodër vijon numërimi ASHE 6, APMI 5
Qarku Lezhë, vijon numërimi ASHE 4, APMI 3
Qarku Durrës, vijon numërimi ASHE 7, APMI 6
Qarku Tiranë, vijon numërimi ASHE 18, APMI 14 (PS 15/PD 12/ LSI 3/ PDIU 1/ PR 1)
Qarku Elbasan, vijon numërimi ASHE 8, APMI 6
Qarku Fier, vijon numërimi ASHE 11, APMI 5
Qarku Berat, vijon numërimi ASHE 6, APMI 2
Qarku Gjirokastër , vijon numërimi ASHE 4, APMI 1
Qarku Vlorë, ka perfunduar numërimi ASHE 8 ( 6 PS, 1 PBDNJ dhe 1 LSI) APMI 4 ( 3 mandate PD dhe 1 PDIU)


EMRAT PARAPRAKE TE DEPUTETEVE TE RINJ
QARKU SHKODËR: PS- Mimoza Hafizi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Sahit Fishta
LSI- Agron Çela
PD- Jozefina Topalli, Helidon Bushati, Voltana Ademi, Nard Ndoka, Gjovalin Bzheta
QARKU LEZHË: PS- Mimi Kodheli, Armando Prenga, Arben Ndoka
LSI-Monika Kryemadhi
PD- Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli, Albina Deda
QARKU DURRËS: PS- Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Ilir Beqaj, Namik Dokle, Gentian Bejko, Artur Bushi
LSI- Lefter Koka
PD- Eduart Halimi, Igli Cara, Albana Vokshi,Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi
PR- Agron Duka
QARKU TIRANE: PS- Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Besnik Baraj, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Parid Cara, Spartak Braho, Artan Gaçi, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Dashamir Peza
LSI- Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama
PD- Sali Berisha, Myqerem Tafaj, Majlinda Bregu, Halim Kosova, Florion Mima, Gerti Bogdani, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Edi Paloka, Keltis Kruja, Kastriot Islami
PR- Ylli Shehu
PDIU- Shpëtim Idrizi
QARKU KUKES: PS: Vexhi Muçmata
PD: Flamur Noka, Besnik Dusha, Alban Zeneli
QARKU DIBER: PS- Shkëlqim Cani, Ulsi Manja
LSI- Përparim Spahiu
PD - Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha, Roland Keta
QARKU ELBASAN: PS- Ben Blushi, Damian Gjiknuri, Evis Kushi, Alfred Peza, Taulant Balla, Musa Ulqini
LSI- Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjri
PD-Arben Imami, Eduard Selami, Ardian Turku, Luçiano Boçi
PR- Luan Duzha
PDIU- Aqif Rakipi
QARKU BERAT: PS- Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Eduard Shalsi, Eduart Bejko
LSI- Nasip Naco, Selfo Kapllani
PD-Genc Pollo, Astrit Veliaj
QARKU KORÇE: PS- Bashkim Fino, Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti
LSI- Piro Kapurani
PD- Ridvan Bode, Eleina Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Gjergji Papa
QARKU FIER: PS- Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Eglantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Armando Subashi, Arben Çuko, Pirro Lutaj, Majlinda Bufi, Ervin Koçi
LSI-Petrit Vasili, Robert Bitri
PD- Sokol Olldashi, Mesila Doda, Kozma Dashi, Shpëtim Idrizi
PDIU- Omer Mamo
QARKU VLORE: PS- Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Mato
LSI-Shkëlqim Selami
PBDNJ- Vangjel Dule
PD-Astrit Patozi, Arben Ristani, Liljana Elmazi
PDIU- Dashamir Tahiri
QARKU GJIROKASTER: PS- Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli
LSI- Vangjel Tavo
PD- Genc Ruli 

NJËSIA 4, XHAFAJ: SITUATA E TENSIONUAR
Ora 21:13 Kandidati për deputet Fatmir Xhafaj i shoqëruar nga kandidati Sadri Abazi kanë shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në njësinë numër 4, në KZAZ numër 33.

“Ka kohë që situata është e tensionuar për të devijuar dhe deformuar rezultatin e kësaj KZAZ. Kjo është e përpjekje e dështuar. Shumë shpejt po marrin përgjigjen e tyre”, u shpreh Xhafaj në një prononcim për mediat. 

PËRFUNDON QARKU I VLORËS, E MAJTA 8 MANDATE, E DJATHTA 4. EDI RAMA DEPUTET
Ora 19:30-Vlora i jep 8 deputete aleancës së majtë dhe 4 së djathtës. Ky ishte rezultati sot rreth rreth 19:30 minuta të datës 25 Qershor kur përfundoi dhe kutia e fundit me vota ku fletët e votimit të përkthyera në mandate shkojnë plot 6 për PS mes tyre i pari në listë Edi Rama, 1 LSI dhe 1 deputete, Vangjel Dule i PBDNJ.

E djathta ka marrë 3 mandate (fitojnë Astrit Patozi, Arben Ristani e Liljana Elmazi, ndërsa mbetet jashtë Ardian Kollozi, që nuk arriti të marrë të katërtin, ndërsa një mandat është rrëmbyer nga PDIU.

Qarku i Vlores në zgjedhjet parlamentare të 2013 do të përfaqësohet në Parlament me 12 deputetë. Numri i votuesve ne këto zgjedhje është 290 899.

E majta e cila ka qene dominuese në këtë qark, në këto zgjedhje arriti synimin, marrjen e 8 deputeteve edhe pse si koalicion pretendonte 10.

Në zgjedhjet e 2009, Partia Socialiste mori 6 mandate, Partia Demokratike 4 të tilla, PBDNJ 1 mandat dhe në atë kohë PDIU, 1 mandat.

DERI NË ORËN 17:00, KQZ: PËRFUNDON NUMËRIMI I 86.17 % TË VOTAVE
ORA 17:00-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi të martën se deri në ora 17.00 janë numëruar rreth 86.17% e fletëve të votimit.

Në një informacion zyrtar për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, raportoi për ecurinë e këtij procesi në të 12 qarqet e vendit, deri në orët e mesditës:

- SHKODËR ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në 378 qendra votimi nga 417 gjithsej. Janë numëruar 90.65% e fletëve të votimit.
- KUKËS përfundon krejtësisht numërimi në këtë qark.
- LEZHË përfundon numërimi në 207 qendra votimi nga 258 gjithsej: janë numëruar 80.23 % e fletëve të votimit.
- DIBËR përfundon krejtësisht numërimi në këtë qark.
- DURRËS përfundon numërimi në 379 qendra votimi nga 444 gjithsej, ndërsa janë numëruar 84.46 % e fletëve të votimit.
- TIRANË ka përfunduar numërimi në 1068 qendra votimi nga 1422 gjithsej. Janë numëruar 75.11% e fletëve të votimit.
- ELBASAN përfundon procesi i numërimit në 488 qendra votimi nga 540 gjithsej. Të numëruara deri tani 90.37% e votave.
- FIER përfundon numërimi në 459 qendra votimi nga 574 gjithsej; të numëruara 79.69% e fletëvotimeve.
- BERAT numërimi ka përfunduar në 274 qendra votimi nga 302 gjithsej; janë numëruar 90.73% e votave.
- KORÇË ka përfunduar krejtësisht numërimi në të gjitha ZAZ-të e qarkut.
- GJIROKASTËR përfundon numërimi në 199 qendra votimi nga 237 gjithsej, deri tani janë numëruar 83.97% e fletëvotimeve.
- VLORË përfundon numërimi në 420 qendra votimi nga 432 gjithsej. Ka përfunduar numërimi i 97.22% të votave.

KZAZ 29, ‘PËRPLASEN’ PD-PS, NUMËRUESIT DEMOKRATË: NA GODITI ARTAN GACI
Ora 16:14 Menjëherë, pas incidentit kanë reaguar numëruesit demokratë të cilët pretendojnë se janë rrahur brutalisht nga deputeti socialist dhe përfaqësues të PS.

“Deputeti i pasi ka goditur Markun, ka hyrë në KZAZ kandidati për deputet i PS, Artan Gaci, nën thirrje panik kanë filluar të gjuajnë tek të gjithë numëruesit, na kanë goditur, e kam parë vetë Gacin që na kanë goditur dhe na kanë nxjerrë jashtë. E ftoj KQZ dhe KZAZ të hapë kamerat dhe të shohë si ka ndodhur ngjarja, në grup banditësh me në krye deputetin e PS kanë goditur numëruesit e PD. Ishim 10, dhe na kanë dhunuar barbarisht dhe na kanë nxjerrë jashtë”, deklaroi numëruesi i PD.

GACI: NË KZAZ 29 NË TIRANË HYJNË SIMPATIZANTË TE PD-së
Ora 15:55 - Përfaqësuesi i PS-së Artan Gaci bën të ditur se në KZAZ-në 29 në kryeqytet ka ndodhur një incident, pasi disa simpatizantë të PD-së janë futur në qendrat e numërimit.
“Për shkak të dështimit të madh që ka pasur në Tiranë Ketis Kruja me 8 veta dhe i futi këta nëpër tavolinat e numërimit, duke shkaktuar incidente. Përfunduan duke goditur me grushte kryetarin e komisionit të numërimit që i përket PS-së. Puna po ecën normalisht”- u shpreh Gaci.

TIRANË, PËRFUNDON NUMËRIMI NË KZAZ 37, NJËSIA 8
Ora 15:50 - Përfundon procesi i numërimit të votave në KZAZ-në 37, në njësinë bashkiake nr 8 në kryeqytet. Aleanca e majtë ka siguruar 8513 vota 44%, ndërsa koalicioni i djathtë 7507 vota 37%.

PERFUNDON NUMËRIMI I VOTAVE NË QARKUN E KUKËSIT
Ora 15:40 - Përfundon numërimi i votave në Qarkun e Kukësit, ndërsa komisioni i numërimit po përpunon rezultatin përfundimtar. Nga të dhënat paraprake ndarja e mandateve në Kukës është 2 mandate për koalicionin e majtë ASHE, dhe 2 mandate për koalicionin e djathtë AMPI.

DRITAN PRIFTI TËRHIQET NGA PROCESI I NUMËRIMIT
Ora 14:43- Kandidati i pavarur në qarkun e Fierit, Dritan Prifti tërhiqet nga procesi i numërimit të votave, me pretendimin se PS dhe LSI i kanë vjedhur 50% të votave.

KQZ: ORA 13.00, PËRFUNDON NUMËRIMI NË 79.28 % TË QENDRAVE TË VOTIMIT
Ora 13:47- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 13.00 të ditës së sotme ka përfunduar numërimi i votave në 79.28 % të qendrave të votimit në të 12 qarqet e vendit. Procesi, që ka vijuar edhe gjatë orëve të natës, po vijon normalisht.
Sipas KQZ-së në rang kombëtar, numri i QV-ve që kanë përfunduar numërimin është 4367 nga 5508 të ngritura gjithsej në vend. 

Ja pasqyra e tabelave të numërimit të votave sipas qarqeve deri në ora 13:00:
Në Qarkun Berat ka përfunduar numërimi në masën 89.40 %, apo 270 kuti nga 302
Në Qarkun Dibër ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive, 264 kuti nga 264
Në Qarkun Durrës ka përfunduar numërimi në masën 78.38 %, apo 348 kuti nga 444
Në Qarkun Elbasan ka përfunduar numërimi në masën 80.74%, apo 436 kuti nga 540
Në Qarkun Fier ka përunduar numërimi në masën 73,96 %, apo 426 kuti nga 576
Në Qarkun Gjirokastër ka përfunduar numërimi në masën 65.40 %, apo 155 kuti nga 237
Në Qarkun Korçë ka përfunduar numërimi në masën 99.33 %, apo 444 kuti nga 447
Në Qarkun Kukës ka përfunduar numërimi në masën 95.86%, apo 162 kuti nga 169
Në Qarkun Lezhë ka përfunduar numërimi në masën 80.23 %, apo 207 kuti nga 258
Në Qarkun Shkodër ka përfunduar numërimi në masën 81.06 %, apo 338 kuti nga 417
Në Qarkun Tiranë ka përfunduar numërimi në masën 64.42 %, apo 916 kuti nga 1422
në Qarkun Vlorë ka përfunduar numërimi në masën 92.82%, apo 401 kuti nga 432

NDËRPRITET NUMËRIMI NË KZAZ 19 NË KRUJË
Ora 13:25- Është ndërprerë numërimi i votive në qarkun e Krujës në KZAZ 19. Edhe pse nuk dihen ende arsyet mësohet se numërimi pritet të fillojë në orën 17:00. Deri më tani në këtë KZAZ janë numëruar 42 nga 88 kuti dhe rezulton se ASHE është në avantazh me 2700 vota.

LEFTERIE LLESHI: VONESA NË NUMËRIM E PAJUSTIFIKUESHME
Ora 12:44- Mesditën e sotme KQZ-ja ka zhvilluar një mbledhje gjatë së cilës kryetarja Lefterie Lleshi u shpreh se problemi i vetëm që ka nëpër KZAZ është ai i vonesës dhe ndërprerjes së procesit të votimit. Sipas saj është e pajustifikueshme kjo zvarritje.
“Justifikimi i pushimeve po degjeneron, nuk ka arsye. Kodi parashikon numërim të pandërprerë prandaj janë grupet reserve”, tha ajo.

KQZ kërkoi nga përfaqësuesit e partive politike që ta menaxhojnë si duhet këtë proces dhe të mos pengojnë numërimin e votave.
Duke iu referuar problematikave të krijuara në KZAZ-të 11 (Kukës), 33 (Tiranë) dhe 89 (Vlorë), KQZ i bëri thirrje numëruesve që të çbllokojnë situatën, të mos e pengojnë procesin dhe të bashkëpunojnë me KQZ-në. 

RINIS NUMËRIMI NË KZAZ 11 NË KUKËS
Ora 12:40- Raportohet se në KZAZ 11 në Kukës ku ishte ndërprerë procesi votimit të ketë rinisur, pasi është rregulluar problemi me internetin, si dhe ato me procesverbalet. 

BASHKIM FINO NË KORÇË: JEMI AFËR MANDATIT TË TETË
Ora 12:24- Pas përfundimit të numërimit në qarkun e Korçës, kandidati për deputet i PS-së, Bashkim Fino deklaron se e majta është afër mandatit të 8, ndërkohë që pritet të bëhen përllogaritjet e fundit në rang qarku.

PËRFUNDON NUMËRIMI NË BASHKINË E BERATIT, KRYESON BINDSHËM ASHE
Ora 12:00- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Beratit, KZAZ nr 65, janë numëruar 75 kuti, por njëra është quajtur e pavlefshme për shkak të mungesës së vulës. ASHE ka marrë 17159 vota dhe APMI 7157 një diferencë prej 10 mijë votash. LSI ka përparuar ndjeshëm duke rrezikuar mandatin e 4 të PS. Ka gjasa që LSI të marrë 3 mandate, ndërkohë që PS 3 dhe PD 2. Kanë mbetur edhe 20 kuti në këtë qark për tu numëruar.

PËRFUNDON PROCESI I NUMËRIMIT NË GJITHË QARKUN E KORÇËS
Ora 12:00- Në qarkun e Korçës, të gjitha KZAZ-të tashme e kanë përfunduar proçesin e numërimit të votave. Pritet përditësimi i KQZ me të dhëna nga numërimi në ketë qark. Për sa i përket ndarjes së mandateve, rezulton se në këtë qark e majta ka marrë 7 mandate dhe e djathta 5 të tilla, duke prishur kështu balancat e 2009, ku koalicionet kryesore ishin 6 me 6.

GJONCAJ: NË MBRËMJE MUND TË KEMI REZULTATIN E ZGJEDHJEVE
Ora 11:00- Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjoncaj në një prononcim për "News 24" komenton procesin e numërimit të votave. Sipas tij nëse procesi do vijojë normalisht dhe pa ndërprerje të numërimit, mbrëmjen e sotme mund të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve.

“Nga darka nëse nuk ka vonesa mund të kemi edhe rezultatin paraprak të zgjedhjeve”

Ai shtoi se, edhe në këto zgjedhje problematikat mbeten të njejta, "por në krahasim me 2009 numërimi po ecën më mirë”, tha ai. 

DELVINE, PERFUNDON NUMERIMI I VOTAVE, KRYESON E MAJTA
Ora 10:20- Proçesi i numërimit të votave përfundoi në KZAZ-në e Delvinës në orën 04.00 të mëngjesit. Sipas kryetarit të KZAZ nr. 87, Agron Kohila, u numëruan 42 kutitë e votimit në një proçes korrekt e trasparent.
Rezultatet e procesverbaleve janë: 2600 vota PS, 1600 vota PD, 1100 vota LSI, PBDNJ 1180, PDIU 700 vota, AP 200 vota dhe Arben Malaj 220 vota.

Të pranishëm në mjediset e KZAZ-së ishin vëzhgues të subjekteve politike dhe të OSBE-ODHIR. Në KZAZ nr. 87 u numëruan votat e votuesve të Delvinës, Mesopotamit, Finiqit dhe Vergoit.

PËRFUNDON NUMËRIMI NË KZAZ 40, NJËSIA 11 NË TIRANË
Ora 10:11 - Përfundon numërimi në KZAZ 40, në Njësinë Numër 11 në Tiranë, ku janë numëruar gjithsej 86 kuti votimi. Rezultati përfundimtar në këtë KZAZ: PD 10340 vota, PS 12000 vota, LSI 1500 vota dhe FRD 400 vota.

PËRFUNDON NUMËRIMI NË GRAMSH, KRYESON E MAJTA
Ora 09:50- Ka përfunduar sot në mëngjes procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Gramshit ku e majta ka dalë në avantazh. Mësohet se PS ka marrë 7150 vota, ndërsa PD 3230 vota, LSI 1666 vota, PR 817, PDIU 880.

KORÇE, 3 KUTITE E FUNDIT, BLLOKOHET PROCESI NE KZAZ 72
Ora 09:40 - Procesi i numërimit në Korçë ka ecur me ritme të kënaqshme, ndërsa kanë mbetur vetëm 3 kutitë e fundit për tu numëruar. Por procesi është bllokuar në KZAZ-në 72, pasi mungojnë procesverbalet. Numëruesit janë në pritje të mbërritjes së procesverbaleve nga KQZ-ja, për të përmbyllur procesin e numërimit të votave në Korçë.

PËRFUNDON NUMËRIMI NË QARKUN E DIBRËS, 3 MANDATE ASHE, 3 APMI
Ora 08:40- Ka përfunduar numërimi në të gjithë qarkun e Dibrës. Ndarja e votave në mandate përkthehet në 3 për APMI dhe 3 për ASHE. Nga 3 mandatet që merr ASHE, 2 shkojnë për PS dhe 1 për LSI. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ ASHE ka marrë 36964 vota, ose 49,56% ndërsa APMI 35005 vota ose 46,93%, FRD 2322 vota ose 3,11%. AK 0,33%.

PËRFUNDON NUMËRIMI, KAVAJA JO MË BASTION I SË DJATHTËS, KRYESON E MAJTA
Ora 07:05- Ka përfunduar sot në orët e para të mëngjesit numërimi i votave në Bashkinë e Kavajës. Edhe pse e njohur si një ndër bastionet e së djathtës, në këto zgjedhje Kavaja ka surprizuar, pasi më shumë vota ka marrë e majta. Kështu sipas të dhënave zyrtare që vijnë nga KQZ, PS ka marrë në Kavajë 6560 vota krahasuar me 4150 vota të PD.

(ma.ar/er.nu/e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Heshtje tek selia blu, Berisha nuk ka shkuar prej datës 23. Në selinë e PS nis festa Mustafaj: Demokratë, mos u ndjeni të thyer, analizoni arsyet e humbjes PBDNJ, Dule akuzon PS-në: Po më vjedh votat në Jug Kryeqyteti ndahet në tresh: PS 16 deputetë, PD 13, LSI 3 Lezhë, Kryemadhi kthehet pas 8 vitesh në parlament Prishen balancat në Korçë, e majta i merr bastionet PD Mandati i Topit 'mollë sherri' tek KZAZ 29, numëruesit e PD: Na goditi Artan Gaçi i PS Selia blu në heshtje, Berisha nuk ka shkuar prej datës 23. Në selinë PS nis festa HARTA, REZULTATET ME GRAFIKE SIPAS QARQEVE