(E plotësuar) Ka përfunduar protesta e organizuar nga Grupi i Qytetarëve. Rron Gjinovci, njëri prej organizatorëve ka thënë se ata kanë katër kërkesa para se të ndalin protestën: rishikimi i politikave tarifore nga KEK; shkarkimin e drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj dhe bordit të drejtorëve të KEK-ut; shkarkimin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi.


----


Protestuesit tani kanë arritur përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ku po vazhdojnë kërkesat e tyre kundër hajnisë dhe korrupsionit në vend.



 



----


Organizatorët po thërrasin qytetarët që t’i bashkëngjitën protestës kundër hajnisë në vend.


----


Tash, grupi i qytetarëve protestues i ka ashpërsuar kërkesat e tyre.


Ata po kërkojnë gjykim për drejtorin aktual të KEK-ut, dhe ulje të tarifave të energjisë elektrike.


Njëri ndër organizatorët e protestës, Rron Gjinovci tha se “Kërkojmë nga ZRRE-ja që të rishikojë mundësinë që të ulë tarifat e energjisë elektrike, ndërsa kërkesa e dytë është që duhet të gjykohet drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, për hajnit që i ka bërë”


-----


Qytetarët kanë filluar të mblidhen para ndërtesës së KEK-ut.


-----


Policia e Kosovës është përgatitur për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e protestës e cila për pak minuta pritet të fillojë. /Indeksonline/


-----


Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka paralajmëruar për sot protestën e radhës, me moton “Ndal hajninë, zhvilloje shtetin”.


Marshi pritet të nisë në orën 12, para ndërtesës së Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë, për të vazhduar deri te selia e qeverisë.


Zemërimi i qytetarëve ka nisur qysh me faturat e energjisë elektrike për muajin janar, të cilat, sipas tyre, kanë qenë të fryra. Të njëjtat, sipas qytetarëve, kanë vazhduar edhe në muajt pasues.


KEK-u hedh poshtë akuzat, duke thënë se faturat përputhen me leximin e njehsorëve. Deri më tash, qytetarët kanë protestuar disa herë./Indeksonline/