Përfaqësuesit e partive të opozitës, në përfundim të takimit me ata të mazhorancës në Kryesinë e Kuvendit për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike, kanë përcjellë mesazhin se mbështesin paketën McAllister për të tejkaluar ngërçin.


Mimoza Hafizi, LIBRA: Insistojmë në standardet zgjedhore. Nuk ka kuptim që kjo krizë të zgjidhet vetëm mes disa partive të mëdha. Çdo shqiptar e di që standardet zgjedhore nuk rregullohen me emra ministrash, por me zgjidhje reale. Ndaj kusht mbetet numërimi elektronik. Drafti i diskutimit ishte paketa McAllister.


Fatmir Mediu, PR: Në tryezë kemi pozicione të përafërta, por dhe të ndryshme. opozita ka ritheksuar se ka miratuar paketën e Yee dhe ambasadorit Lu, kjo është paketa McAllister dhe propozimet e tjera të integruara. kemi parë një vullnet të mirë nga pjesa tjetër e partive politike, vec zotit Rama. Opozita është e gatshme ta miratojë këtë paketë, të votojë vettingun dhe të procedohet me zgjedhje. Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mos ndikohen nga droga por nga standardet. Vlerësoj angazhimin e LSI, PDIU dhe LIBRA që shprehën gatishmërinë për ta mbështetur këtë paketë.


Pjesëmarrës të tjerë në këtë takim, si Dashamir Shehi dhe kreu i PDK, Nard Ndoka nuk kanë preferuar të bëjnë deklarata për mediat.


Shpëtim Idrizi, PDIU: Është shumë mirë që po takohen. Nga gjithë qëndrimet që u mbajtën në tryezë, takimi Rama-Basha po vazhdon dhe ne jemi në pritje. Politika shqiptare gjithmonë ka treguar se i lë gjërat në minutën e fundit.


Ndërkohë, pas tryezës ka nisur një takim kokë më kokë mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha. Ndërsa pjesëmarrës të tjerë në këtë takim, si Dashamir Shehi dhe kreu i PDK, Nard Ndoka nuk kanë preferuar të bëjnë deklarata për mediat.


17 maj 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH