Një sherr i dhunshëm është regjistruar sot në mbrëmje në burgun famëkeq grek të Koridhalos. Përplasja ka ndodhur në spitalin psikiatrik të burgut midis të dënuarve shqiptarë dhe të burgosurve rusisht-folës nga Gjeorgjia dhe Armenia.


Në sherrin që zgjati rreth 5 minuta janë përdorur edhe thika artizanale, ndërsa zyrtarët e burgut kanë konfirmuar për Zougla.gr të paktën një të vdekur dhe shtatë të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin e burgut.


I vdekuri pretendohet se ka një emër grek dhe spekulohet se ai mund të jetë një person rusishtfolës.


Deri më tani, shkaqet që shkaktuan sherrin e dhunshëm nuk dihen, por sipas mediave greke, një grup të burgosurish shqiptarë sulmuan të burgosurit gjeorgjianë dhe armenë.


Deri më tani, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Ministria e Drejtësisë, e cila është përgjegjëse për Institucionin e Burgjeve në Korydallos.


Burgu duket se është përfshirë nga trazirat, pasi të dënuarit që janë edhe pacientë në spitalin psikiatrik nuk kanë marrë medikamentet e tyre që nga pasditja, siç është zakon.