Aksi rrugor që lidh Shkodrën me Bushatin është përgjakur mesditën e sotme, pasi në një aksident të rëndë kanë humbur jetën dy femra.


Nga përplasja e një mjeti tip Mitsubishi me një mjet Audi në afërsi të fshatit Melgushe,  kanë mbetur të të plagosur edhe 5 persona të tjerë.


Të plagosurit janë Emanuela Perjaku, Jak Perjaku, Pjeter Zefi, Beta Mata dhe Lufti Kubaçi. Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.


Sipas të dhënave paraprake, dy makinat janë përplasur kokë më kokë. Shkak për këtë aksident mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe një manovër e gabuar e njërit prej shoferëve.


Njoftimi i Policisë:


Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër


Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilave akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.