Në dosjen e Prokurorisë, siguruar për BalkanWeb shpjegohet se si funksiononte grupi me 32 të arrestuar në operacionin Rruga e Gabuar që siguronin viza e pasaporta false për të mundësuar kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE, Kanadasë, SHBA por edhe drejt Mbretërisë së Bashkuar.


Bëhet me dije se 32 të arrestuarit janë pjesë e të njëjtit rrjet të goditur edhe e të njëjtit pranverën e vitit 2018, ndërsa aktiviteti i tyre është i shtrirë në kohë dhe hapësirë. Bazuar në hetimet e kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, nisja bëhej me linjat e udhëtimit me mjete të ndryshme dhe me linja ajrore. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Republika e Shqipërisë, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.


Ndërsa në funksion të këtij hetimi, janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm kanë falsifikuar dokumente të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të disa shtetasve.


Dritan Gramozi i arratisur, i njohur edhe si koka e këtij grupi del nga përgjimet se ishte personi që kryente transportin. Nga përgjimet ai del se organizonte kalimin e klandestinëve drejt Greqisë dhe iu jepte direktiva pjesëtarëve të tjerë të grupit se si të bënimin kalimin.


Në datë 12.01.2018 në mëngjes në një bisedë të përgjuar Dritan Gramozi komunikon me shtetasin Rezart Hoxha


R: Alo


D: Alo, hë vëlla


R: E këtu jam o, ku je ti?


D: E ja do nisem, prandaj të mora


R: E ja të bëj një telefon unë që tmë dëgjojnë ata, Uester Junion me ça do ti dërgojnë


D: O vlla, po pak shpejt se skam kohë


R: Në rregull, hajt


Po ky shtetas rreth mesditës flet me një tjetër numër celulari dhe bisedon se si mund të kalonte kufirin një tjetër shtetas


D: Hë


Nr: O Byrazer


D: Hë vëlla


Nr: Po tkaloj nga Rinasi për Athin


D: Po nga Rinasi ;mos i ashtu atëja


Nr: Ua


D: Mos i thonë e ke të mbushur tre mujorshin se unë e hodha në sistem, është brenda me afatin ai tremujorshin


Nr: O le të kalojë këtu na Kakavija, mbase si thënë gjë hajde


D: Jo ore lëre, se dëgjo Tanin është bërë keq unë i shikoj ditë për ditë


Nr: Uah


D: E


Nr: Vetëm andej nga ajo ë?


D: E


Në përgjime del edhe emri i shtetasit Leonard Markaj i cili komunikon në telefon me një tjetër numër tjetër të përgjuar. Në bisedat që bëjnë flasin për njerëz që kalojnë në kufi dhe për korruptimin e personave që janë përgjegjës për kalimin në pikat e kontrollit.


B: Po ku je o ku je?


Leo: Kam pas një problem ashtu ta them


B: Mos ma thuaj në telefon po s;është për tu thënë


Leo: E nuk ta them në telefon, e skam lëvizur unë. Ta thashë kisha një problem e skam lëvizur. Po andej nesër kush është?


B: Nesër është Jorgaqi


Leo: A Jorgua është nesër


B: Kristinaqi


B: Me Nikon i kaloi dy veta, ikën ata


Leo: Se nuk para të lë Kristina halea, nuk para lë. Pse ky lë ky kokëbardhi ë?


B: E të lë ai kokëbardhi nuk është i keq ai


Leo: Edhe Jorgo nuk është bërë i keq tani jo, i dhashë kafe unë, e qirasa me kafe të thashë unë