Tiranë- Jemi mësuar që palët të kërkojnë dorëheqjen e gjyqtarëve apo përjashtimin e tyre nga trupat gjyqësore më së shumti për shkak të faktit që gjyqtari ose ka konflikt interesi në dosjen objekt gjykimi, ose gjyqtari ka shqyrtuar masën e sigurimit personal të kërkuesit, dhe për rrjedhim nuk duhet të trajtojë edhe çështjen në themel.

Por një 70- vjeçar me shtetësi amerikane dhe shqiptare, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares që po shqyrton kërkesën e tij, me argumentimin se gjykata nuk tregon respekt për shtetasit e saj dhe i diskriminon ata. Matt Hitto i cili jeton ne Karolinën e Veriut, në San Forest ka kërkuar përjashtimin e gjyatares nga çështja e tij. Paditësi, në fakt, ka depozituar një kërkesë në gjykatën penale, ku kundërshton mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, për një kallzim të bërë prej tij.

Shtetasi shqiptaro-amerikan kërkon që gjykata të urdhërojë prokurorinë të rihapë hetimet. Por që në fillim i është dashur të bëjë edhe në kërkesë tjetër për të zëvendësuar gjykatësen, pasi sipas tij, ajo që në seancën e parë është treguar e paangazhuar për mbarëvajtjen e procesit edhe pse kërkuesi është i moshuar, i sëmurë dhe jeton jashtë vendit.

Së dyti gjyqtarja, në dy seanca rresht, nuk ka marrë mundimin të njoftojë prokurorin dhe ka filluar seancat me 20 minuta vonese.

Dhe se treti, sipas kërkuesit, gjykata nuk tregon respekt për shtetasit e saj, i diskriminon ata dhe mendon se kërkuesi është njeri pa vlerë. Gjyqtari Gerd Hoxha, që ka shqyrtuar kërkesën për përjashtimin e gjykatëses nga cështja, shprehet se përsa i përket provueshmërisë së pretendimeve të 70 vjecarit, gjykata vëren se kërkuesi ka paraqitur si prova proces verbalet e seancave të shtyra më datë 7 shkurt, 10 shkurt dhe 20 shkurt 2012.

Në seancë e parë sekretaria ka harruar të njoftojë prokurorin, në seancën e dytë prokurori përsëri nuk është paraqitur edhe pse është njoftuar nga gjykata. Dhe pikërisht në këtë seancë i moshuari ka deklaruar se gjykata po tallet me të. Gjykata e ka pranuar si të drejtë kërkesën e tij.

Shtyrjet dhe zvarritjet e proceseve gjyqësore janë shndërruar në epidemi në sistemin gjyqësor shqiptar. Gazeta IDEA sapo ka publikuar një rastet më skandaloze kur në 3 vjet gjykata ka njoftuar 56 seanca gjyqësore, dhe nga këto janë zhvilluar vetëm 5 seanca. Por rasti i shtetasit shqiptaro-amerikan për të refuzuar një gjykatëse për mungesë respekti ndaj ligjit dhe shtetasve, është një precedent i fortë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Prendi qëndron në ‘arrest shtëpie’, përjashtohet Sollaku Tiranë- Ndrea Prendi do të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’. Ky...
  2. Perjashtohet nga konkursi i bukurisë, nuk ishte femër Një njoftim zyrtar është shpërndarë nga ‘Miss Univers Canada’ që...
  3. Censusi, Berisha: Proces i lirë dhe modern Tiranë- Rezultatet paraprake të Censusit të publikuara sot u konsideruan...