Mijëra grekë u mblodhën të hënën në Universitetin Politeknik të Athinës për të kujtuar studentët grekë që dhanë jetën në protestat e tyre kundër Juntës ushtarake në vitin 1973.


Që prej asaj dite, protesta është bërë simbol i kryengritjes ndaj qeverive.Më 17 nëntor 1973, shumë studentë u vranë nga ushtarët gjatë protestës kundër diktaturës ushtarake.


Jehona e protestës dha një kontribut të madh edhe në rrëzimin e saj, nëj vit më vonë.

Që nga ajo ditë, çdo vit njerëzit mblidhen në vendin ku ndodhi tragjedia për të përkujtuar studentët e vrarë, para se të kryejnë marshimin tradicional nga kampusi deri në godinën e Ambasadës Amerikane, në shenjë proteste edhe ndaj kësaj të fundit, që akuzohet se ka mbështetur diktaturën.


Këtë vit, marshimi tregoi gjithë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj masave shtrënguese që ka marrë qeveria për të rregulluar ekonominë e vendit, pas uljes së shpenzimeve dhe reformave që kanë zgjatur prej vitesh.


Të premten pati një sinjal pozitiv, pasi raportimet e fundit treguan se vendi kishte dalë më në fund nga reçesioni gjashtëvjeçar.


Megjithatë, qeveria kërkon ende të kryejë disa reforma, si rritja e taksës së pronës, çka ka shkaktuar më shumë pakënaqësi te publiku.Ndërkohë që norma e papunësisë vazhdon të mbetet 25%.


Për disa prej të pranishmëve në protestë, sloganet e përdorura 41 vjet më parë janë pothuaj të njëjta me sot: arsimi, ekonomia dhe liria.


Greqia po planifikon të tjera masa shtrënguese, si ulja e mëtejshme e pensioneve, në përpjekje për të dalë nga varësia prej huave të marra nga Bashkimi Europian.


Marshimi u monitorua nga rreth 7000 forca policie për të shmangur ndonjë incident, sikurse ka ndodhur në marshimet e mëparshme, por këtë vit nuk pati probleme.


1


2 3 4 5 6


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter