Ne Kosove sot u shenua gjashte vjetori i ndarjes nga jeta te Presidentit te pare te vendit Ibrahim Rugova. Udheheqesit politik dhe institucional te Kosoves nderuan figuren e presidentit te ndjere duke kujtuar njeheresh kontributin e tij per pavaresine e Kosoves. Ata bene homazhe tek varri i presidentit Rugova ndersa gjate dites jane mbajtur manifestime te ndryshme ku eshte perkujtuar e vleresuar roli i tij ne procesin e ndertimit te shtetit te Kosoves.


Ne nje akademi perkujtimore e cila u mbajt nen perkujdesjen e saj presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga tha se Ibrahim Rugova eshte njera nga figurat me te rendesishme shqiptare te fundshekullit njezet.


Perkujtimi i vepres kolosale te Presidentit Ibrahim Rugova na bene nder te gjitheve sepse kujtojme liderin historik te Kosoves i cili ne kohet me te veshtira morri vendime te rendesishme qe i percaktuan kahet e historise dhe percaktuan edhe fatin tone si popull ne rrugetimin drejt ndertimit te Kosoves shtet te lire dhe te pavarur me miqesi te perjetshme me Shtetet e Bashkuara te Amerikes tha presidentja Jahjaga.


Nderime tek varri i presidentit beri edhe kryeministri Hashim Thaci.


Sot jemi ketu per te bere nderime shteterore per presidentin Rugova per te bere vleresimin dhe nderimin me te lart shteteror per jeten vepren personalitetin dhe kontributin e presidentit Rugova per Kosoven e lire te pavarur per perspektiven e Kosoves evropiane tha kryeministri Thaci.


Nderkaq kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa tha ne nje manifestim te vecante te kesaj partie se Kosova moderne identifikohet me emrin e Ibrahim Rugoves te cilit Kosova i dha lamtumiren e fundit gjashte vjet me pare.


I ndrojtur nga nje humanizem i rralle i pajisur me dije me moderne filozofike e teorike njohes i shkelqyer i historise i traditave dhe etno-kulturave shqiptare doktor Ibrahim Rugova hyri ne politike per tu bere shpejt perfaqesuesi dhe emblema e vendit te tij tha zoti Mustafa.


Nje nga bashkepunetoret me te ngushte te presidentit te ndjere Sabri Hamti nenkryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves tha se presidenti Rugova ishte nder rastet e rralla kur nje krijues behet prijesi shpirteror e shteteror.


Me eshte dukur qe ne boten e viteve te fundit deceniet e fundit e ka edhe nje shok ai eshte Vaclav Havel per shkak se dalin nga tipi i kerkuesit te kreatorit te madh dhe behen prijes politik dhe shteteror. Mund te them qe Havel e kishte  shume me lehte sepse kishte shtet dhe donte liri kurse Rugova donte ne te njejten kohe edhe shtet edhe liri tha zoti Hamiti.


I doktoruar ne fushen e letersise dr. Ibrahim Rugova ishte presidenti i pare i Kosoves dhe udheheqesi 16 vjecar i Lidhjes Demokratike te Kosoves.