Një grup të burgosurish shqiptarë janë përleshur me disa të huajnë në burgun e Santa Maria Maggiore në Itali.


burg


Mediat fqinje shkruajnë se momentet e dhunshme janë regjistruar në katin e dytë të burgut, ku disa shqiptarë kanë rrahur disa tunizianë.


Menjëherë për ndalimin e konfliktit ka ndërhyrë stafi i burgut, por mesa duket nuk ka qenë dhe aq e lehtë.


I plagosur më rëndë mbeti një i paraburgosur tunizian, i cili është shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv. Raportohet se ai kishte marrë goditje të shumta në trup.


Tuniziani iu nënshtrua një operacioni, por dhe të burgosurit e tjerë pësuan lëndime të vogla.