Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një konflikt për motive të dobëta  midis menaxherit të një lokali dhe klientit,  ku është  përdorur  edhe arma e zjarrit.


Arrestohet në flagrancë nga Policia një 41 vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe në momentin që ka mbërritur policia, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.


Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan , ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Viserion Xhuvani”, Elbasan, po ndodh një konflikt në një lokal, ku janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.


Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë  të mirë-organizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: B.S., 41 vjeç, banues në Elbasan.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  një armë e zjarri pistoletë,  si dhe një gëzhojë.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe  “Prishja e qetësisë publike”


Gazeta Shqip