Aeroporti i Tripolit është bllokuar për shkak të përleshjeve të dhunshme të armatosura mes dy milicive. Lajmi bëhet i ditur nga mediat libiane dhe ato ndërkombëtare.


Përleshjet kanë filluar që në mëngjes, madje edhe me goditje artilerie, kur një grup njerëzish të armatosur kanë tentuar të mësyjnë burgun që ndodhet në brendësi të aeroportit. Sipas asaj që shkruan Libyan Observer, deri tani raportohet për të paktën 11 të vdekur dhe 37 të plagosur.


Përleshjet, sipas mediave lokale, janë kryer mes dy njësive ushtarake të lidhura me qeverinë për Marrëveshje kombëtare libiane, dhe kanë shkaktuar një trafik ajror në aeroportin ndërkombëtar në Tripoli Mitiga. Shefi i aviacionit civil libian, Nasseraldin Shaeb, ka njoftuar se të gjitha fluturimet drejt Tripolit janë devijuar në Misurata. Sipas të njëjtave burime, përleshjet janë bërë mes njësisë Zamrina të Bashir Al Buqra dhe forcave speciale Rada të Tripolit të Hathem Tajouri.


15 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)