MOSKE - Dhjetra aktivistë homoseksualë u ndaluan në Moskë pas përleshjes që shpërtheu mes tyre dhe kundërshtarëve gay para parlamentit rus. Autoritetet e Moskës kishin hedhur poshtë kërkesën e aktivistëve e të drejtave të homoseksualëve që të zhvillonin një demonstratë në qendër të Moskës.

Disa protestues anti-gay mbanin në duar ikona fetare. Si mbështetës për martesat mes të njëjtës gjini tashmë në rritje në Perëndim, anëtarët e komunitetit homoseksual të Rusisë thonë se ata po përballen me diskriminim dhe dhunë në rritje.

Ndërkohë, ligjvënësit rusë janë duke konsideruar një ligj që do të ndalojë propagandën homoseksualë te minorenët. Qëndrimet ndaj personave homoseksualë në Rusi dhe në ish-shtetet sovjetike kanë qenë të rrepta që në periudhën e Stalinit kur sodomia dënohei deri në pesë vjet burg.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)