Dy vajza përfunduan në spital, pasi makina që drejtohej nga njëra prej tyre u përplas tek mbikalimi i Kamzës, në periferi të Tiranës me një automjet tjetër. Nga përplasja, mjeti me të cilin udhëtonin dy vajzat u përmbys në rrugë.


Rreth orës 08:33, në autostradën Durrës Tiranë, tek mbikalimi i Kamzës, janë përplasur automjeti tip Ford, me drejtuese B.Ll., 31 vjeçe, banuese në Durrës, me automjetin tip Seat, me drejtues I.Z., 25 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë e përplasjes, automjeti tip Ford është përmbysur- njofton policia.


Sipas saj, drejtuesja e automjetit tip Ford dhe pasagjerja: Z.S., 22 vjeçe, janë dërguar në S.Q.U. për kontroll mjekësor. Ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


14 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)