Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident tragjik që ka ndodhur sot në aksin rrugor Pukë-Shkodër.


Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si Kthesa e Gomsiqes dhe raportohet se një vinç është përmbysur në rrugë, pasi më parë i janë këptur frenat për të mos bërë të mundur ndalimin e sigurtë.


Viktima është identifikuar si A.F., 56 vjeç banues në lagjen Ndoc Mazi Shkodër dhe për fatin e tij të keq është zënë poshtë nga mjetit me targë AA 706AV.


Personi i plagosur është Gent Ndoci dhe duke qenë në vendin e pasagjerit ai ka mundur të dalë nga mjeti duke i shpëtuar aksidentit pa pasoja të rënda. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës ku po trajtohet me ndihmë mjekësore.


Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëses dhe policia. Ato po tentojnë të lëvizin mjetin dhe të nxjerrin trupin e viktimës.


11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)