Disa dhjetëra njerëz ende mungojnë dhe hulumtimi vazhdon, por shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po dobësohen dhe janë më të dobëta


Bilanci i përmbytjeve në perëndim të Japonisë u rrit, pasi numri i viktimave sot ka shkuar në 176. Numri i të vdekurve si pasojë e kaosit të krijuar nga reshjet që nuk pushojnë prej ditësh u njoftua nga një zëdhënës i qeverisë.


Ndërkohë disa dhjetëra njerëz ende janë të zhdukur dhe kërkimet vazhdojnë, por shpresat për gjetjen e të mbijetuarve janë të vakëta. Shirat e regjistruar kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut që kanë rrënuar shtëpitë në një zonë të madhe. Numri më i madh i vdekjeve ndodhi në zonën e Hiroshimës.


 



Teksa vazhdon kërkimi për njerëzit e zhdukur, Agjencia Kombëtare ka lëshuar një paralajmërim të ri, pasi në shtatë ditët e ardhshme, temperaturat në zonat e shkatërruara nga përmbytjet mund të kalojnë 35 gradë.


Së paku 7,200 banorë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të detyruar të jetojnë në strehimore, janë në rrezik nga i nxehti dhe helmimi me ushqim. Sipas Ministrisë japoneze të Shëndetësisë, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë për 255 mijë shtëpi në 12 prefektura, dhe për rreth 16 mijë komplekse banimi janë bllokuar linjat telefonike dhe lidhja e internetit.


11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)