Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato në një postim në facebook ka folur për bizneset e prekura nga përmbytjet. Qato në postim shkruan se në bashkëpunim me pushtetet vendore do të evidentohen problematikat e shumta që po përballet biznesi vendas.


Gjatë ditëve të fundit vendi ka kaluar në një situatë kritike për shkak të reshjeve të shumta dhe disa biznese janë prekur nga kjo lloj emergjence. Padyshim zyra të cilën përfaqësoj do të jetë një mbështetëse e problematikave të tyre. Nga sot në bashkëpunim me prefektët dhe pushtetin vendor do të jemi në krah për evidentimin e problematikave që ata tashmë po përballen shkruan Qato.


Ministrja bënë apel për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga përmbytjet e shirave.


Nga ana tjetër gjej rastin të bëj një apel në raport me ndihmën që secili nga ju mund të japë, ndihmë në veshje, ushqime, batanije, ujë e çdo lloj kontributi konkret në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytja. Për çdo lloj iniciative ju lutem na kontatoni shkruan Qato.


6 dhjetor 2017 (gazeta-shqip)