Është rënduar në të paktën 370 të vdekur dhe rreth 725 mijë të shpërngulur bilanci i përmbytjeve nga rrëshqitjet e dheut që kanë goditur Keralan, në jug të Indisë, ku vazhdojnë kërkimet e dëshpëruara të ekipeve të ndihmës së shpejtë me shpresën për të gjetur të mbijetuar.













Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënës i qeverisë, duke shpjeguar që bilanci i përket një periudhe që shkon nga fillimi i sezonit deri më sot. Për ditët e ardhshme, autoritetet njoftojnë se janë parashikuar sërish shira dhe kohë e keqe.


19 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)