Lulzim Basha i është rikthyer situatës së krijuar nga përmbytjet në zonën e Obotit në Shkodër.


Përmes disa fotove të shkrepura nga takimet me banorët e kësaj zone, Basha thotë se mbështet kërkesën e Bashkisë, deputetëve dhe Këshillit Bashkiak të Shkodrës për shpalljen e emergjencës.


Për përmbytjen, kreu i PD-së fajëson hapjen e portave të shkarkimit në Kaskadën e Drinit.


Katastrofa u shkaktua jo nga reshjet, por nga Kaskada e Drinit. Rama po sillet në mënyrë kriminale me banorët te cilët duhet të dëmshpërblehen patjetër!, shkruan ai.















10 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)