Të paktën 300 hektarë toke bujqësore në zonën e ulët të NënShkodrës mbeten nën ujë si pasojë e reshjeve të shiut në ditët e fundit.



Situata pas pushimit të shiut nisi të përmirësohet, dhe asnjë nga banesat nuk është e kërcënuar. Kjo situatë shkaktoi debat mes Kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademit dhe Prefektit Çesk Millja, gjatë inspektimit në terren.


Sipas Ademit uji në tokat e Muriqanit janë si pasojë e shkarkimeve që po bëhen prej disa ditësh nga hidrocentralet, ndërsa për Millën këto shkarkime të kontrolluara janë të pakta dhe nuk mund të shkaktojnë përmbytje.


Problem mbeten zona e Goricës dhe Obotit, ku dhe në rrugën kryesore për një kohë të shkurtër ka prezencë uji.



9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)