Në prag të stinës së dimrit duket se situata e përmbytjeve do të jetë si në vitet e shkuara dhe shkak kryesorë sipas disa studiuesve, është erozioni. Ambjentalsitë dhe gjeologët Xhemal Mato , Spiro Boçi, Ardian Klosi, Spartak Sinojmeri etj, kanë sjellë një libër me studime dhe publicistikë i cili i kushtohet mbrojtjes së mejdisit në kushtet e ndryshimeve klimaterike globale. Sipas tyre gjendja aktuale e erozionit në Shqipëri është shqetësuese.

Libri studimor dhe publicistik "Mbrojta e sistemeve ujore të Shqipërisë së Veriut", mundësohet nga Ambasada Gjermane në Shqipëri. Në përfundim të prezantimit të librit për të pranishmit u shfaq një reportazh i prëgatitur nga ambjentalsiti Xhemal Mato.