"Sapo dalim nga nje permbytje, perseri situata ne kete zone, sidomos ne Shkoder paraqitet e renduar. Ne Shkoder kemi 3600 hektare te permbytura", u shpreh Ruli.
Zona me e ekspozuar dhe qe rrezikon me shume mbetet serish ajo e Nenshkodres, ku edhe argjinaturat, ne nje pjese te mire te tyre jane te demtuara dhe ende te pariparuara nga permbytja e muajit te kaluar.
"Strukturat dhe sistemet e mbrojtjes ne zonen e rrezikuar jane demtuar qe ne janar", u shpreh Ruli.
Ruli siguroi banoret se strukturat e emergjences jane ne gatishmeri per te evakuar banoret, por edhe gjene e gjalle ne rast se kjo do jete e nevojshme.