Ndërsa Ukraina u mbërthye nga protestat dhe pasiguria politike, një protestuese e re ka rrëfyer se si ra në dashuri me oficerin e policisë që kishte përballë barrikadës në Kiev.
Lidia Pankiv, 24 vjeç, tha se ajo ishte mes protestuesve kur u takua me oficerin e policisë, Andrei.
Lidia ishte një nga ato femra që vendosën të hyjnë mes protestuesve dhe policisë, për të shërbyer si mburojë njerëzore.
Aty lindi edhe dashuria.
Andrei thotë se u befasua nga trimëria e saj.
Në telefonin e saj mbërriti një mesazh.
Dua të martohem me ty.
Ajo u habit nga e mori numrin oficeri i policisë.
Por u kujtua se ajo po fliste me një mikeshën në telefon dhe i dha numrin e saj të telefonit.
Aty ai e kishte fiksuar.
Takimin e parë e bënë në barrikada.
Një televizion e thirri Lidia-n për të treguar historinë e saj.
Por kur ajo mësoi se TV ishte live, i la të gjithë pa fjalë, kur në vend që të fliste për dashurinë, akuzoi ashpër televizionin për mënyrën se si kishin mbuluar protestat para rrëzimit të qeverisë dhe për përhapjen e gënjeshtrave në lidhje me protestuesit.