Deputetja demokrate, Lajla Pernaska, u shpreh dje gjate nje komunikimi per mediat se bllokmenet e rinj Edvin Kristaq Rama, Xhelil Gjoni i ri, Sul Bushati i ri, Bilbil Klosi i ri, Beqja i ri, njoftuan shqiptaret se do nisnin protestat e tyre per luften kunder varferise neper Shqiperi. "Mazhoranca konsideron luften kunder varferise perparesine e saj me madhore , por njekohesisht u ben thirrje qytetareve shqiptare te mos harrojne se ata qe ftojne sot per proteste kunder varferise jane makuterit dhe boset e mafies qe kane pervetesuar qindra miliarda euro troje dhe pasuri te tjera publike, duke shfrytezuar pushtetin e Edvin Rames ne kryeqytetin e vendit, ne qytetin ku ne jetojme", vleresoi Pernaska.