Pesë marinarë janë zdukur pasu dy anije u  përplasën në ujërat jashtë Singaporit. Përplasja ndodhi midis një anije cisterne indoneziane dhe një anije dominikane në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (13 shtator), rreth 1.7 milje detare në jug-perëndim të Ishullit të Motrave.


Një bordin e anijes dominikane ishin 12 marinarësh, 11 shtetas kinezë dhe një malajzian. Shtatë nga shtetasit kinezë janë shpëtuar dhe u dërguan në spital ndërsa 5 prej tyre rezultojnë të humbur.


Ndërsa 26 anëtarët e ekuipazhit të anijes indoneziane nuk janë plagosur. Anija dominikane u përmbyt pjesërisht ndërsa anija cisternë u dëmtua vetëm në njërën anë, tha Autoriteti Portual Detar i Singaporit raporton BBC.


Autoritetet po por kyejnë operacion kërkim-shpëtimi me një helikopter dhe anije.


Aksidenti ka ndodhur në më pak se një muaj kur një anije amerikane u përplas me një anije cisternë në afërsi të Singaporit duke lënë të vdekur 10 anëtarë të ekuipazhit të SHBA.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter