Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës. Mësohet se dy automjete janë përplasur në zonën e Shkozës, shumë pranë banesave sociale.


Raportohet se në këtë aksident ka të plagosur, por ende nuk dihet numri i personave të lënduar dhe gjendja e tyre.


Në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë dhe policia, që ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)