
Dy persona janë plagosur si pasojë e rrëshqitjes së automjeteve në rrugë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshimet paraprake shkojnë te lagështira si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin sot.