Një 18-vjeçare ka mbetur e plagosur nga një aksident, që ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Skuraj, në një kthesë në vendin e quajtur “Vablin”.


Një makinë tip BMW me drejtues shtetasin A.S., është përplasur me trailerin me drejtues shtetasin Xh.Ll.


Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar plagosur pasagjerja G.S., rreth 18 vjeçe, e cila udhëtonte me mjetin tip BMW.


E dëmtuara pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Laçit, është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.


Aktualisht grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)