Besimtarët myslimanë përplasen me komunitetin përkatës për zgjedhjen e kreut të ri të këtij komuniteti.Imamë, anëtarë të këshillave të xhamive në kryeqytet e besimtarë të kësaj feje, pretendojnë se komuniteti mysliman ka shpallur datën e zgjedhjeve në kundërshtim me statutin përkatës. Sipas imamit të xhamisë xhura Gazmend Teqja, komuniteti ka lënë si datë ëpr zgjedhjen e kreut të ri 21 marsin,por është këkruar që kjo datë të shtyhet pasi procesi konsiderohet i paligjshëm.Po ashtu edhe anëtarë të këshillave të xhamive, deklarojnë se nëse zgjedhjet ëpr kreun e ri do të zhvillohen më datë 21 mars, ata nuk do ta njohin procesin,që sipas tyre nuk respekton pikat e parashikouara në statut. Për këtë kundërshit ka reaguar edhe komuniteti mysliman, ku nënkryetari Saimir Rusheku thotë se mbledhja për caktimin e datës së zgjedhjeve do të mbahet pasditen e martë, ku përvec kandidaturave ëpr kreun e ri të komunitetit do të diskutohet edhe statute. Nënkryetari i komunitetit mysliman, bën me dije se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për shitjen e pronave të komunitetit, që pretendohet se besimtarët i kanë dhënë me cmim shumë të lirë.