Në KZAZ nr  42 në Kavajë është ndërprerë procesi i numërimit (ora 18:00) Shkak ishte një konflikt i cili dyshohet se ka ndodhur mes vëzhguesve të partive, dyshohet mes atyre të PS-së dhe LSI-së


Gazetarja e Ora News Edjona Dervishi ishte në vendngjarje dhe transmetoi direkt çfarë po ndodhte.


Sherri filloi brenda dhe shkak mendohet se kanë qenë disa fletë votimi. Menjëherë më pas ka ndodhur dhe grumbullimi i shumë personave pranë KZAZ.


Policia ka ndërhyrë duke bërë shoqërimin e disa personave. 


Pritet që në minutat në vazhdim të kemi informacion më të detajuar. 


Në një moment një person iu afrua gazetares së Ora News duke e kërcënuar të mos filmonte.



 



 



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter