Banorët e Astirit janë konfrontuar me forcat e policisë. Përplasja ka ndodhur përpara nisjes së protestës, në zonën e Galerisë së Arteve.


Mësohet se ka pasur një tentativë për të çarë kordonin e policisë. Dita e sotme pritet të jetë e mbushur aktivitetet politike.


Maxhoranca pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, ku do të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinj. Ndërsa opozita do të vijojë më skenarin e saj të protestave  para selisë së Parlamentit.



Edhe pse nuk ka një plan të shtuar masash nga policia, pranë Parlamentit ka prezencë të forcave të policisë, të cilët kanë krijuar një kordon dhe rrethuar perimetrin e sigurisë për të lejuar hyrjen e deputetëve në parlament.


Ndërkohë qytetarët nga rrethe të ndryshme të vendin janë organizuar për të marrë pjesë në protestën e opozitës para parlamentit.