Drama


Perr Gynt nga Kosova, drama e shkruar nga Jeton Neziraj, nën regjinë e Robert Jelinek, do të ngjitet sot në orën 19:00 në sallën Black Box në Akademinë e Arteve. Në role kryesore në këtë pjesë, interpretojnë aktorët Ema Andra, Besnik Krapi, Jonas Sjören dhe Charles Toulouse. Në qendër të pjesës është një histori plot aventura dhe drama tronditëse që na japin njohuri më të thellë mbi realitetin e emigracionit evropian. Ky tregim autentik, i treguar me sinqeritet të plotë, është një reflektim mbi fatin e mijëra emigrantëve të rinj në Evropë, të cilët kur përballen me kriza jetësore, shpesh humbin kontaktin me tokën nën këmbët e tyre dhe i kthehen krimit për të mbijetuar.


 


Ky shkrim Perr Gynt nga Kosova sot në Blac Box u publikua me pare te Gazeta SHQIP.