Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.





Përse na ndodh ne kjo? Nga “Kathimerini”

Ndërsa athinasit sot pastrojnë hirin nga ballkonet dhe makinat për të tretin vit radhazi, padyshim që ata do të pyesin veten: Pse na ndodh vazhdimisht një gjë e tillë?


Natyrisht, Greqia nuk është i vetmi vend që vuan nga zjarret e verës. Deri këtë fundjavë situata ka qenë shumë më e keqe në vende si Spanja, Portugalia dhe Franca. Pa përmendur shkatërrimin që bënë flakët e zjarrit në Kaliforni.


Dallimi dhe arsyet pse athinasit kanë nevojë të pyesin veten është se asnjë nga këto vende nuk ka patur zjarre që kanë nisur në periferi të qytetit të tyre më të madh dhe që janë shtrirë me kaq lehtësi përgjatë tokave për të hyrë në to.


Te kjo situatë unike kanë çuar një tërësi faktorësh: mungesa jonë e organizimit, mos-respekti kolektiv për mjedisin dhe prioritet tona të sipërfaqshme, që do të thotë se vlerësojmë zotërimin e një copë toke apo shtëpie më shumë se gjithçka tjetër. Por, mbi të gjitha, duhet të klasifikojmë paaftësinë tonë për të ushtruar presion ndaj njerëzve që na përfaqësojnë, që ta trajtojnë çështjen me seriozitetin që meriton. Atëherë, përse na ndodh ne kjo? Sepse e meritojmë.