Kanë bërë xhiron e botës imazhet e Geoffroy Serey Die, 30 vjeç mesfushor
i Bregut të Fildishtë  i cili ka shpërthyer në lot gjatë himnit në
ndeshjen me Kolumbinë. Më pas ai është ngushëlluar nga shokët e tij të
skuadrës për të kaluar këtë moment emocional.



Ky episod është bërë temë diskutimi dhe shumë nisnin të pyesin se përse shpërtheu në lot futbollisti? Shpejt u përhap lajmi se atij i kishte vdekur i ati vetëm dy orë para ndeshjes me Kolumbinë.  Por sqarimi ka ardhur nga vetë mesfushori i Bregut të Fildishtë i cili ka thënë, “ emocioni kishte të bënte me faktin e prezantimit të vendit tim në arenën botërore të futbollit dhe jo për vdekjen e babait, një ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 2004”. Bregu i Fildishtë humbi në takimin e së enjtes ndaj Kolumbisë me rezultatin 2-1. / Top ChannelBrazil 2014
Greqia me 10 lojtarë i reziston Japonisë

Rrëzohet edhe Anglia

Kolumbia mund B. e Fildishtë, kalon grupin