TIRANE- Nga mjediset e Komisariatit nr.1 në kryeqytet, aktivisti i njohur Altin Goxhaj ka dhënë një përshëndetje për të gjithë, fill pas shoqërimit të tij nga forcat policore me pretendimin e po kryente një protestë të jashtëligjshme. 

Me anë të një foto të publikuar në rrjetin social “Fabecook”, Goxhaj ka ironizuar vendndodhjen e tij, sipas të cilit ‘e padrejtë’, duke drejtuar kështu dhe gishtin e mesit, në formë sharje.

“Kjo ndodhi sot! Dhune dhe agresivitet policor ne kundërshtim te plote me ligjin, me Kodin e Procedurës Penale, me ligjin për Avokatinë, me vete Kushtetutën! Une ende nuk e kisha filluar protestën për energjinë dhe po komunikoja ne telefon me personat qe kishin konfirmuar pjesëmarrjen për ta filluar ne 09:30 dhe u arrestova për Protestën qe kisha ne mendje dhe jo ate qe do te ndodhte! Orëell te "1984" flet per "krimin e mendimit" si tipari kryesor dallues i Diktaturave!!! Une sot u dhunova ne mes te Bulevardit, fare prane Sheshit Nene Tereza, per nje proteste qe ligjërisht dhe procedurialisht e kisha ne mendje dhe ende se kisha konsumuar!!! Por nje shtet qe ka frike nga parrullat është një shtet parrullash! Një Qeveri qe ka frike nga shoqatat është një Qeverisje OJFsh! Nje Kryeministër qe ka frike nga Avokatet është një Kryeminister Paranojak që sheh në ëndrra makthe burgjesh dhe qelish dhe kur zgjohet ne mengjes mendon vetëm per burgje, polici, denime dhe ndeshkime....”-citohet në mesazhin e Goxhajt.

Më tej, kreu i Zyrës për Mbrotjen e Konumatorit ka shtuar se: “Pas Qelisë së Kapterr Ramiut shkova perseri ne proteste bashke me protestuesit e tjere qe erdhen ne Komisariat te Pallati i Kongreseve dhe rreth vetes kisha me dhjetra police dhe gardiste, roje dhe kapterre qe silleshin si pordha neper breke prej urdherave te shefave dhe sdinin si te me largonin... 

Megjithate sot jemi te humbur te gjithe! Nuk mund te kete fitimtare nese nje Qeveri mobilizon policine, hafijet dhe nepunes te tredhur per represion ndaj popullit te tij! Por humbesi i madh eshte Qeveria! U mund nga opinioni qytetar! Sepse Populli i internetit e shtyp nje salle me 2000 rrogetare qe detyrohen te duartrokasin EDverin ne 2014 si Enverin ne 1946!!! -presso Rajoni i Policisë.”.
(ed.me/BalkanWeb)